Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka qenë një nga artistet më të komentuara për shkak të lidhjes së saj tashmë të përfunduar me aktorin Donald Veshaj, në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ndërsa dalja e saj e fundit nuk ishte aspak pozitive.

Me një video të postuar në rrjete sociale Beatrix ka rrëfyer  problematikat që ka pasur pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E rënduar psikologjikisht, këngëtarja tregoi për bullizimin që i është bërë nga ndjekësit për sjelljen e saj brenda shtëpisë.

Këtë të hënë, me rastin e festës së Fiter Bajramit këngëtarja ka vizituar vendlindjen e saj Deçanin, ndërsa u shfaq në formë shumë të mirë.

E veshur me një palë xhinse dhe bluzë të zezë, Beatrix bëri një postim, duke shkruajtur: I have  screeshots (Kam screeshots).

Fotografitë u pasuan me komente të shumta pozitive nga ana e ndjekësve dhe miqve të saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel