“Hitleri kishte gjak hebre”/ Zelensky: Moska ka harruar mësimet e Luftës së Dytë botërore

03/05/2022 10:47

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë një fjalimi ditën e djeshme u shpreh se Moska ka harruar mësimet e Luftës së Dytë Botërore, pasi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se se Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.

Sergei Lavrov i bëri komentet në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre, duke provokuar dënimin nga Izraeli.

Pas kësaj deklarate nga Lavrov, zyrtarët izraelitë e kanë kritikuar Rusinë dhe kanë pretenduar  kërkesën e një faljeje nga pala ruse për komentet e bëra nga ministri i jashtëm. Ky është ‘dënimi’ më i ashpër i Rusisë nga Izraeli që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt.

 

 

Top Channel