Plot shpresë, të shkatërruar e me lot në sy/ Refugjatët ukrainas mes emocionesh të përziera

02/05/2022 17:20

Refugjatët ukrainas të cilët po mbërrijnë në një qendër në Zaporizhzhia janë të përfshirë në emocione të përziera, disa duken shpresëdhënës, ndërsa të tjerë duken të shkatërruar nga ajo që po ndodh e të tjerë duken me lot në sy.

Qyteti juglindor i Ukrainës po përdoret si një qendër për shumë ukrainas të zhvendosur brenda vendit, pasi deri më tani ka qenë përgjithësisht i sigurt.

Të evakuuarit e parë nga rrënojat e fabrikës së çelikut Azovstal të Mariupolit po mbërrijnë sot në Zaporizhzhia, pasi një korridor humanitar mundi të hapej pas disa ditësh përpjekjesh të pafrytshme.

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bashkëpunuan në evakuim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel