Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi i gomave të djegura pushton Vlorën

02/05/2022 18:09

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme vendgrumbullimin e mbetjeve inerte të qytetit të Vlorës.

Nuk kanë qenë mbetje urbane, por goma të përdorura gjë që ka bërë që tymi i zi të përfshijë një sipërfaqe të madhe të lagjes “Kushtrimi” të Vlorës.

Nuk është e para herë që ndodh në këtë zonë, duke shtuar dyshimet se zjarret janë të qëllimshme.

Top Channel