Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë. Kukësi do të kërkojë pasditen e sotme suksesin e parë në “Kukësi Arena”, ndaj një kundërshtari direkt për vendin e tretë si Partizani.
Verilindorët e kanë ende në kujtesë atë humbje 5-0 në “Air Albania” dhe do të synojnë që të arrijnë fitoren e dytë sezonale ndaj të kuqve, për t’u rikthyer në zonën e Conference League.
Ekipi i Diego Longos në javët e fundit ka vetëm 1 fitore në 11 ndeshje, duke humbur shumë terren nga pozicioni që kishte në përfundim të dy fazave të para.
Nga ana tjetër Partizani do të tentojë fitoren e dytë radhazi, para derbit me Tiranën, me të kuqtë që duan të konsolidojnë pozitën në vendin e tretë. Trajneri Dritan Mehmeti do të ketë mungesën e Massanga, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Dinamon.
Skuadra e kuqe në 13 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore ka pësuar vetëm 1 humbje, ndërsa ka marrë 3 fitore dhe dy barazimi në pesë takimet e luajtur së fundmi, duke treguar stabilitet, çka është reflektuar dhe në rezultate.Këtë ndeshje do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.