Boris Johnson: Vizat e refugjatëve ukrainas në Britani do të mundësohen më shpejt

03/05/2022 10:58

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka deklaruar ditën e sotme se Britania mund të kishte vepruar më shpejt në lidhje me mundësimin e vizave për refugjatët ukrainas.

I pyetur nga ‘Good Morning Britain’  për mijëra gra dhe fëmijë që ende presin që të përpunohen vizat e tyre, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha: “A mund ta kishim bërë më shpejt? Po, ndoshta ne mundemi.”

Por Johnson mbrojti vendimin për të mos lejuar udhëtimin pa viza për ukrainasit, siç kanë bërë vendet e tjera evropiane, si një masë paraprake sigurie për të mbrojtur sistemin për ata që mund të duan të abuzojnë me të.

Më herët ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar Vadym Prystaiko tha se po punohet në ludhje me këtë proces por megjithatë u shpreh se megjithëse është kohë luftë, Britania duhet të tregohet e kujdesshme se kush do të hynte brenda në vend, pasi ka edhe abuzime.

Që nga 27 prilli, 86,100 viza u ishin lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar për refugjatët ukrainas, por deri më tani kanë mbërritur vetëm 27,100.

Top Channel