Përballje yjesh e legjendash në “San Siro”, Eto’o zbulon detajet e organizimit

03/05/2022 11:32

Një përballje yjesh në një impiant mitik si ai i Milanos, “San Siro”.

Është ky organizimi që ka marrë përsipër ish sulmuesi, aktualisht president i Federatës së Kamerunit, Samuel Eto’o, teksa të ftuarit do të jenë vërtetë të shumtë.

Lionel Messi, Wesley Sneijder, Carles Puyol, Andrey Schevchenko, Andrea Pirlo, Paulo Dybala, Francesco Totti, Thuram, Pippo Inzaghi, etj., do të zbresin në fushën e “San Siros” më 23 maj, në një ndeshje që synon të përcjellë mesazhe kundër racizmit.

“Nuk dua të flas për futbollin, por për atë që mund të bëjë ky sport për të favorizuar integrimin e njerëzve, pavarësisht prejardhjes. Është një hap që shkon përtej të gjithë pengesave dhe flet në të gjitha gjuhët. Duhet t’i themi stop racizmit me hapa konkretë”, deklaroi Samuel Eto’o.

Ndeshja e yjeve në “San Siro” pritet të ndiqet nga mijëra njerëz, teksa organizatori Eto’o ka konfirmuar se të ardhurat do të shkojnë për fondacionin “Slums Dunk”, që ka në fokus projektet e integrimit në Sport, në vendet afrikane./supersport

Top Channel