“Kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës”, kancelari gjerman thirrje Putinit për t’i dhënë fund luftës

02/05/2022 17:24

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit në  Ukrainë dhe “vrasjeve të pakuptimta” që po ndodhin në shumë vende.

“Është e rëndësishme të arrijmë një të ardhme më të mirë së bashku, jo duke bërë luftëra kundër njëri-tjetrit, por duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përbashkët”, tha Scholz i cili zhvilloi një konferencë shtypi në Berlin, me kryeministrin indian Narendra Modi.

CNN raporton se kancelari gjerman i bëri thirrje Putinit që të “tërheqë trupat e tij nga Ukraina”, duke theksuar  se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës”.

Top Channel