E shtunë, 07 Maj 2022
15:23
Ndalon gjyqi i vrasjes pasi majmuni vjedh dosjen me provat e prokurorit (fotot)

Gjyqi i një vrasjeje misterioze u detyrua të ndalohej dje në Indi prej disa rrethanave të pazakonta, ku sipas raportimeve një majmun kishte vjedhur dokumentet e akuzës para se ato të arrinin në gjykatë.

15:20
Veliaj takon kryebashkiakun e Nju Jorkut: Pas “Fan Nolit”, një tjetër rrugë do të marrë emrin “Skënderbeu”. Shenjë e lidhjes sonë të veçantë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar në SHBA me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

15:19
Moska nxjerr në rrugë raketat termonukleare: Paralajmërim për Perëndimin nga Sheshi i Kuq

Raketat termo-nukleare u nxorën në rrugët e Moskës si një paralajmërim rrëqethës për Perëndimin, ndërsa diktatori Vladimir Putin përgatitet për paradën e përvitshme madhështore të Ditës së Fitores se vendit të tij mbi nazizmin në 9 maj.

15:14
Kosovë, shtrenjtohet nafta. Çmimi në shitje ka shkuar në 1.73 euro për litër

Pas një stabiliteti të shkurtër me çmimin e naftës, pati sërish lëvizje në treg. Në pjesën më të madhe të pikave të shitjes me pakicë një litër naftë shitet për 1 euro e 73 cent.

15:14
“Sulmi i koduar i Edi Ramës”, Këlliçi: SPAK të mos i nënshtrohet urdhërit të tij

“Ka informacione të besueshme, Rama i përfshirë në hetime ndërkombëtare. I kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit. SPAK të mos i nënshtrohet urdhërit të tij.” Kështu u shpreh në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi. Deklarata vjen pas deklaratave të Ramës për SPAK, bërë sot në Asamblenë e PS.

15:09
Ndërhyn sigurimi, tensione në gjyqin e Johnny Deppit me Amber Heard (Pamjet)

Dëshmia e rëndë e Amber Heard ka sjellë një përballje të tensionuar me Johnny Depp. Teksa 36 vjeçarja po akuzonte  Jonnyn se e kishte sulmuar seksualisht me një shishe pije alkoolike dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste në mars të vitit 2015 në Australi, ai është ngritur në këmbë dhe ka tentuar t’i afrohet.

15:08
Vrasje nën efektin e alkoolit/ Tiranë, 37-vjeçari vret shokun e pijes me thikë

Në orën 11:15 të paradites, Ilir Kapo, 60 vjeç u shemb përtokë i gjakosur dhe pa frymë. Ai u qëllua barbarisht me një thikë buke nga fqinji i tij Ligert Dhimitri, 37 vjeç.

15:04
Rama: SPAK po dështon. Akuza e kryeministrit: Pengoi gjyqtarin e vlerësuar nga DASH

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka marrë kritika të forta nga kryeministri Edi Rama për performancën e deritanishme gati tre vjeçare. Retorika e zgjedhur nga Rama në adresë të SPAK ishte e ashpër dhe la të kuptohet se për kryeministrin kjo strukturë është afër dështimit të misionit të saj, financuar e  […]

15:00
Vetëvrasja mund të parandalohej/ Komiteti i Helsinkit gjen shënimet se policët e parashikuan ngjarjen

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka verifikuar rastin e vetvrasjes së ndodhur në komisariatin e Kavajës dhe dalin në konkluzionin që ajo mund të ishte parandaluar.

14:44
Risia e re e TikTok për të fituar më shumë para

TikTok prezanton një mënyrë të re për krijuesit për të fituar para.

14:42
Elon Musk, CEO i përkohshëm i Twitter

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitterit për disa muaj pasi të përfundojë blerjen e rrjetit social prej 44 miliardë dollarësh.

14:36
Ndërron jetë ylli i YouTube, Kevin Samuels

Ylli i YouTube, Kevin Samuels, ka vdekur të enjten pas një sërë thashethemesh që u bënë virale në rrjetet sociale.

14:14
Krerët ushtarakë nuk i binden Putinit: Është i sëmurë, s`e lëmë të shtypë butonin e kuq

Urdhri i Vladimir Putinit për të goditur Ukrainën apo Perëndimin me armë bërthamore do të injorohej nga krerët e tij ushtarakë, thonë media të huaja, sipas të cilave shumë zyrtarë vendas, të ushtrisë e sigurisë por edhe oligarkë, mendojnë se shefi i Kremlinit ose është duke vdekur, ose është i sëmurë rëndë.

14:03
Betohet Macron: 5 vjet të tjera në krye të Francës

Emmanuel Macron bëri betimin për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të shtetit francez.

13:55
Italia sekuestron superjahtin e “Putin”: 700 mln dollarë, “po ikte në ujëra ndërkombëtare”!

Autoritetet italiane sekuestruan një superjaht gjigand, me vlerë 700 milionë dollarësh, pronësia e të cilit është rrethuar me mister, por besohet se ai i përket vetë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

13:53
U ndalua për korrupsion, ish presidenti i Gjeorgjisë rrezikon të vdesë në burg

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili mund të vdesë nëse nuk merr kujdesin e duhur, paralajmëruan mjekët që e kanë vizituar në burg.

13:51
“Meta armiku i reformës në drejtësi”, Rama tjetër reagim për SPAK: Mori peng gjyqtarin, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në twitter lidhur me deklaratat e bëra ndaj SPAK ne Asamblenë Kombëtare.

13:42
Pamja satelitore/ Dyshohet për sulme më dronë ukrainas në ishullin e gjarpërinjve

Imazhet satelitore të publikuara nga Sky News shihet një re tymi i zi që ngrihet pas një sulmi të dyshuar me dron ukrainas në pozicionet ruse në ishullin e gjarpërinjve.

13:35
U arrestua për llogari të Spanjës/ Drejtori i Ujësjellësit në Kurbin, i dyshuar për grabitjen e shtëpisë së Benzema

Me urdhër të autoriteteve spanjolle, policia shqiptare ka arrestuar në Laç, drejtorin e ujësjellësit të këtij qyteti, Alfred Prodani.

13:31
Haaland zgjedh klubin e ri, zbulohen detajet e marrëveshjes

Pas një sërë zërash prej më shumë se një viti, tashmë duket se gjithçka ka përfunduar për të ardhmen e Erling Haaland.

13:29
Carpenter: Presim me padurim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i OSBE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Carpenter, ka publikuar komentet e tij të dhëna sa i përket raportit të shefit të OSBE-së, Michael Davenport, për Republikën e Kosovës.

13:27
Eliminimi në gjysmëfinale, Guardiola: Nuk jam punësuar që të fitoj Champions League

Ndonëse ka kaluar gjashtë vite në krye të stolit të Manchester City-t, Pep Guardiola nuk ka mundur që të realizoi ëndrrën e klubit anglez për të fituar trofeun e Champions League.

13:23
Financial Times: A do ta forcojë Evropën vendosja e mijëra trupave të NATO-s në kufijtë e saj lindorë?

Tanket britanike “Challenger 2” patrullojnë rregullisht nëpër fshatrat e Polonisë.

13:20
Pse “Dita e Fitores” në Rusi është ndryshe këtë vit?

Pushtimi rus në Ukrainë nënkupton se më pak tanke ruse dhe pajisje tjera ushtarake do të shihen në Sheshin e Kuq të Moskës më 9 maj, kur ky shtet të përkujtojë fitoren ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

13:14
Koreja e Veriut teston një raketë, tensionon rajonin

Koreja e Veriut dyshohet se të shtunën, më 7 maj, lëshoi një raketë balistike të projektuar për t’u lëshuar nga një nëndetëse, tha ushtria e Koresë së Jugut.

13:01
Policët mbeten në burg, u arrestua për vetëvrasjen e të ndaluarit në komisariatin e Kavajës

Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë ”arrest në burg” për tre punonjësit e komisariatit të policisë të cilët u arrestuan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas vetëvarjes së Ilvi Metës brenda ambjenteve të komisariatit të policisë më 4 maj.

12:58
Serbia arrestoi paraushtarakë rusë, deputeti i partisë së Vucic: Ishin mes protestuesve

Një deklaratë e deputetit të Partisë Progresive Serbe, SNS, Dragan Shormaz është interpretuar si shenja më e fundit e pakënaqësisë me Rusinë edhe mes vetë pjesëtarëve apo mbështetësve të forcës politike të Aleksandar Vuçiçit në Serbi.

12:54
Ylli i kombëtares angleze shantazhohet nga një transgjinor, kaloi natën gjatë karantinës

Lojtarët e kombëtares së Anglisë njihen për jetën disi të shfrenuar jashtë fushe, teksa nuk mungojnë edhe skandalet seksuale në të cilat shpeshherë përfshihen.

12:53
Rusia “s`ka parë gjë akoma”: “Tmerri” do të ndihet në muajt në vazhdim

Sanskionet e perëndimit poi  shkaktojnë dhimbje të mëdha Rusisë. Për shkakun e tyre, gjithnjë e më shumë rusë po humbasin vendet e punës, teksa vendet perëndimore kanë ndërprerë tregtinë me të e kanë ngrirë gati gjysmën e rezervave shtetërore ruse në ar dhe valuta të huaja, duke e vendosur vendin në një pozicion shumë të vështirë ekonomik.

12:47
Befason Rusia, mbështet rezolutën në Këshillin e Sigurimit për luftën në Ukrainë

Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë e çudia është se edhe Moska vetë e dha dritën jeshile të saj.

12:35
E ardhmja, Dani Alves: Jap 200% tim për klubin që e dua si i çmendur

Kontrata e Dani Alves me Barcelonën përfundon më 30 qershor, megjithatë Braziliani nuk dëshiron që t’i bëjë valixhet gati dhe të bashkohet me një tjetër klub këtë verë dhe këtë gjë e ka bërë shumë të qartë.

12:32
Chelsea shitet për 2.5 miliardë paund, tashmë mungon vetëm një detaj

Klubi anglez, Chelsea është në orët e fundit të presidencës Abramovich.

12:28
Paqja me Rusinë, Zelensky tregon vijat e kuqe dhe sfidon Scholz: Hajde në 9 maj

Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre të para pushtimit, deklaroi presidenti i Ukrainës.

12:21
Tregu rom në Gjirokastër, zona me problemet me të mëdha sanitare

Tregu shumëngjyrësh i sendeve të përdorura ku shesin tregëtarët romë ka qenë duke shëtitur në qytetin e Gjirokastrës përgjatë dy dekadave të fundit sa në një rrugë, në një shesh, një rrugicë dhe ende zë një territor të përkohshëm mbi një zallishte në lagjen periferike Gërhot.

12:20
Turizëm në ujrat termale në Elbasan, shumica e vizitorëve janë nga Kosova

Gjatë periudhave Prill Maj dhe Shtator Tetor ujërat termale në Tregan të Elbasanit frekuentohen nga rreth 10 mijë turistë, 90% e të cilëve shtetas të Kosovës.

12:19
“Shqiptarët duan Metën para SPAK”, Presidenca i përgjigjet Ramës: Asgjë s’do ndalë zbardhjen e skandaleve të narkoqeverisë

Presidenca i është përgjigjur përmes deklaratave të kryeministrit Rama në Asamblenë kombëtare, ku theksoi se shqiptarët duan të shohin Metën para SPAK.

12:13
Emrat/ Ishin duke pirë në lokal, zbardhen detajet e para nga vrasja në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me thikë në Tiranë.

12:06
Vritet me thikë 60-vjeçari në Tiranë, arrestohet autori

60-vjecari Ilir Kapo mbeti sot i vrarë në kryeqytet, ndërsa u qëllua për vdekje me thikë, nga personi me të cilin po konsumonte alkool në lokal.

11:51
Iu sekuestrua drogë dhe armë, arrestohet 49-vjeçari në Fier

Një 49 vjeçar me iniciale P. H., banues në Cakran, Fier është arrestuar pasi iu konstatua drogë armë zjarri dhe armë gjahu.

11:38
Ushtroi dhunë ndaj nipit dhe vëllait të tij, arrestohet 31 vjeçari në Elbasan

Një 31 vjeçar me iniciale K. Z., banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nipit dhe vëllait të tij shtetasve I. Z., dhe Ç. Z..

11:33
Ulet nafta e gazi, rritet benzina. Ja çmimet e reja që hyjnë sot në fuqi nga Bordi i Transparencës

Ulet cmimi i naftës dhe gazit në vend, ndërsa rritet benzina.

11:29
Prej një muaji nuk ka kontakte, nëna  denoncon zhdukjen e djalit në polici

Një 69 vjeçare me iniciale A. K. banuese në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, ka denoncuar humbjen e të birit, shtetasin V. K. 37 vjeç .

11:23
FOTO/ Në kërkim për vjedhje në Spanjë, arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit

Policia e Lezhës ka vënë ne pranga Drrejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Prodani është arrestuar për llogari të Interpolit pasi dyshohet se ka kryer vjedhje ne Spanjë. Në 2019 Prodani  është akuzuar nga ish kryeministri Berisha vjedhje, por ai i ka mohuar këto akuza. Burime […]

11:10
Krim pasioni në Kavala të Greqisë/ Burri vret gruan, shkak xhelozia

Greqia është tronditur përsëri nga një krim pasioni në qytetin e Kavalës, ku një 55 vjeçar ka vrarë nga xhelozia bashkëshorten e tij 43 vjeçe.

11:09
Presidenti i ri/ Rama thirrje opozitës: Nuk po kërkojmë konsensus, por President dinjitoz. Nuk negociojmë me ‘non grata’

Maxhoranca duket se nuk e ka ende një emër për Presidentin e Republikës, kjo sipas fjalës së mbajtur sot nga kryesocialisti Rama, në mbledhjen e Asamblesë kombëtare të PS.

10:57
Dëmtimi i Shikimit Qëndror – Çfarë është?

Shëndeti i syve ka një rëndësi të madhe për sa i përket cilësisë së jetës. Disa sëmundje të syve mund të përparojnë dhe të shkaktojnë dëme të përhershme deri në humbjen e shikimit, nëse nuk trajtohen në periudhën e hershme.

10:55
“Durimi ynë po soset, non grata po bën karshillëk”, Rama thirrje SPAK: Zgjohuni!

“Zonja dhe zotërinj të SPAK, zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë, që sot është e turpëruar përpara një non grate që i bën karshillëk këtij populli këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë SPAK”- ishte kjo thirrja e radhës që kreu i PS Edi Rama bëri sot nga Asambleja Kombëtare.

10:45
Asambleja e PS/ Rama ngre tonet: E gjithë Shqipëria e do ta shohë Ilir Metën para SPAK

Nga Asambleja e PS, kreu i qeverisë Edi Rama foli me tone të ashpra ndaj prokurorisë së posacme, ndërsa si shembull këtë herë solli ish-kreun e KED, Ardian Dvorani, i cili sipas Ramës pati nxitimin të hetojë i sinkronizuar si orë zviceriane, me Presidentin Ilir Meta, për të cilin Rama tha se të gjithë shqiptarët duan ta shohin para SPAK.

10:37
Robotët në hapësira të ndryshme, tani mbledhin edhe mbeturina

Se robotët janë bërë pjesë e jetës së përditshme, kjo nuk është ndonjë lajm i veçantë.

10:37
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për lëndë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Një 38 vjeçar me iniciale A. Xh., banues në fshatin Bishan, Vlorë është arrestuar pasi ishte i shpallu në  kërkim ndërkombëtar.

10:31
“Po me ç’a merreni?”, Rama ‘shkund’ kryetarët e bashkive: Fituat postin në zgjedhje pa garë, po punoni sikur jeni pa kundërshtarë

I pakënaqur me të zgjedhurit vendorë në qarqe, kreu i PS, Edi Rama tha se është skeptik për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme vendore, nisur nga puna e tyre në terren.

10:20
Lotaria Amerikane/ Dalin sot përgjigjet e aplikantëve

Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane do të mund të marrin përgjigjen ditën e sotme.

10:18
Asambleja e PS, Rama: T’i japim drejtimit të partisë në territor një profil të ri politik që na mungon

Nga Asambleja e PS, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se anëtarët e saj mund të propozojnë emra për kandidatësh për kryetarë të degëve të PS në vend.

10:05
“Të bashkuar, jo të ndarë”, PS mbledh Asamblenë Kombëtare. Gjiknuri: Qëndrimi gjatë në pushtet ka risqet. Garën e kemi me veten

Me sloganin ‘Të Bashkuar, jo të ndarë”, PS mlodhi sot Asamblenë Kombetare. Në celje të punimve të Asamblesë, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi dy nënkryetarët e Asamblesë Emirjano Sako dhe Eriselda Sefa si edhe Edurad Ndrecën në cilësinë e sekretarit të Asamblesë.

09:52
Zgjedhjet në PD/ Vokshi: Proces transparent. Bozdo prezanton ndryshimet e rregullores për kryetar partie

Një proces transparent me në thelb votën, kështu e konsideroi Albana Vokshi pjesë e komisionit të rithemelimit, garën për kryetar të këshillit kombëtar të PD.

09:41
Inteligjenca gjermane pret aktivitete pro-ruse më 9 maj

Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitete pro-ruse në mbarë vendin të hënën, më 9 maj, ditë kjo kur Rusia tradicionalisht përkujton fitoren e ushtrisë sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

09:40
Iu gjet në banesë armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, arrestohet 53-vjeçari në Tropojë  

Një 53-vjeçar me iniciale B. Zh., banues në Bajram Curri, Tropojë  është arrestuar, pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan rreth 18 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një aparat celuar.

09:37
Zelensky: Tërheqja e Rusisë hapi i parë drejt paqes

Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para pushtimit rus, thotë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

09:04
Digjen katër makina gjatë natës në Shkodër/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gjatë natës janë djegur katër makina në zonën e Bexhistenit në hyrje te qytetit të Shkodrës.

08:51
Ministri çek: Duhet më shumë kohë për të zbatuar embargo në energjinë ruse

Republika Çeke ka thënë se duhet më shumë kohë për të zbatuar embargon e propozuar nga Bashkimi Evropian për energjinë ruse, për shkak të “kostos së rëndë ekonomike”.

08:45
Dy persona të vrarë pas sulmit në një qendër kujdesi në Holandë

Dy njerëz janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në një qendër holandeze që ofron terapi për personat me nevoja të veçanta apo me probleme mendore.

08:41
UNICEF: Mijëra fëmijëve të traumatizuar në Ukrainë u duhet ndihmë

Mijëra fëmijë në Ukrainë kanë nevojë urgjente për mbështetje psikologjike, marrë parasysh përvojat traumatike të luftës, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

08:18
Vranësira në të gjithë vendin/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë  të jenë prezente në vendin tonë, ku do të kemi vranësira të shumta deri në orët e pasdites, duke krijuar mundësi për shira të pakët në të gjithë vendin.

E premte, 06 Maj 2022
22:56
U pendua që nuk u lidh me Arjolën në BBVIP? Kledi në “Më lër të flas”: Nuk mundesha…

Kledi Hysa, ish-banor i Big Brother Vip, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” me Romeo dhe Donaldo Veshajn, “të pathënat” e eksperiencës së tij në program.

22:51
“Je 100 mijë euroshi im!”/ Kriset marrëdhënia Ilir-Sabiani?

Marrëdhënia e afërt mes Ilirit dhe Sabianit duket se nuk është më sis më parë. Këtë e konfirmoi këngëtari ndërsa ishte i ftuar në “Më lër të flas”.

22:50
“Pse nuk më erdhe në ditëlindje?”/ Monika vendos në siklet Donaldin në “Më lër të flas”

Aktorja Monika Lubonja, ka vendosur në siklet Donald Veshajn mbrëmjen e sotme teksa ishte e ftuar në emsionin “Më lër të flas”, duke e pyëtur se pse nuk i shkoi në ditëlindje.

22:46
Deklarata unanime e Këshillit të Sigurimit të OKB: Zgjidhje ‘paqësore’ në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri të premten deklaratën e tij të parë për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, duke mbështetur përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm për të gjetur një “zgjidhje paqësore” për luftën.

22:39
“Nga motër, tradhtare”/ Monika dhe Sabiani debatojnë në “Më lër të flas”

Aktorja Monika Lubonja dhe këngëtari Sabiani, të dy ish-banorë të Big Brother Vip, kanë debatuar këtë mbrëmje, teksa ishin të ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj.

22:37
Shpërthim në hotelin në qendër të Havanës, 8 viktima

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi masiv që shembi në tokë një nga hotelet me pesë yje të Kubës.

22:28
“Më lër të flas”/ Fifi zbulon tre gjëra që s’do t’i bëjë më kurrë

E ftuar në “Më lër të flas”, nën moderimin e binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, artistja Fifi tregoi tre gjërat që nuk do të bënte më kurrë.

22:25
Vijon evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal/ Të paktën 50 gra, fëmijë dhe të moshuar janë larguar nga zona e rrezikut

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha se të paktën 50 civilë u evakuuan me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol këtë të premte.

22:24
Je mërzitur me Arbana Osmanin, Fifi e zbulon në “Më lër të flas”: Më ka një borxh…

Këngëtarja Fifi ka zbuluar mbrëmjen e sotme një “borxh” që moderatorja Arbana Osmani i ka pa shlyer.

22:22
“Më lër të flas”/ Fifi zbulon arsyen e fortë pse e bëri kaq shpejt publike lidhjen me Adisin

Artistja Fifi e ftuar në “Më lër të flas” ka zbuluar arsyen e fortë se përse e bëri kaq shpejt publike lidhjen me Adisin.

22:20
Cili është arrori më i mirë për shëndetin sipas dietologëve?

Nëse jeni duke kërkuar një ushqim të përsosur që t’ju mbajë të ngopur deri në vaktin e ardhshëm, arrorët duhet të jenë zgjedhja juaj.

22:12
“Do të marr masa hakmarrëse”, Rusia paralajmëron Britaninë e Madhe për sanksionet e vendosura

Rusia ka paralajmëruar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për pasojat e vendosjes së sanksioneve, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin përfundimtar të marrëdhënies dypalëshe.

22:12
“Butrint Imeri kopjac, Arjola përfituese!”/ Fifi jep deklaratat e papritura në “Më lër të flas”

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka bërë disa deklarata të forta mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas”.

22:07
Presioni i gjakut ndikon trurin dhe kujtesën

Humbja e kujtesës është një gjendje që trupi mund ta zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve.

22:04
“Më lër të flas”/  Arjola e ka bërë bllok, Fifi sqaron se çfarë ka ndodhur mes tyre

Artistja Fifi e ftuar në emisionin “Më lër të flas” foli për marrëdhënien që ka me ish-banorët e Big Brother VIP, pas përfundimit të spektaklit.

21:57
Orban akuzon BE për ‘bombë atomike’ ndaj ekonomisë në përplasjen me Rusinë (fotot)

Kryeministri hungarez Viktor Orban, deri tani aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ka akuzuar sot Bashkimin Evrpian se ka lëshuar një “bombë atomike” ndaj ekonomisë së Hungarisë duke u përpjekur të ndalojë importet e naftës ruse për arsye të agresionit ndaj Ukrainës.

21:54
“I shkruajta e para, atë ditë e putha”/ Fifi flet për herë të parë si u lidh me Adisin

Këngëtarja e njohur Fifi, tregoi mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” si është njohur me të dashurin e saj, Adisin.

21:51
Kërcënoi Donaldin se do e hidhte në gjyq, Fifi sqaron si qëndron e vërteta: Mendova për familjen…

Këngëtarja e njohur Fifi, tregoi mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” sesi qëndron e vërteta e videos që publikoi ku tha se do të hidhte Donaldin në gjyq, pas skeçit herën e fundit në emision.

21:41
Mbrojtja Amerikane shton ndihmat për Ukrainën/ Do të jepen 17.8 milionë dollarë për dërgimin e dronëve

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të japë një kontratë prej 17.8 milionë dollarësh për industrinë e prodhimit të dronëve ‘Switchblade’, të cilët do t’i dërgojnë në Ukrainë.

21:37
Bolsonaro thotë se zgjedhjet në Brazil do të auditohen nga një kompani e veçantë (fotot)

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro tha sot se qeveria do të pajtojë një kompani për monitorimin e zgjedhjeve të tetorit, duke vijuar mosbesimin e me sistemin elektronik te votes.

21:22
Krevati e muret me gjak, flokët e shkulura në tokë/ Detajet makrabre nga gjyqi i famshëm Amber Heard-Johnny Depp (Fotot)

Gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp është kthyer në një prej ngjarjeve në qendër të vëmendjes më të gjithë botën.

21:21
Humbën rrugën gjatë vizitës në Valbonë, gjenden pas tre orësh turistët

Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe janë gjetur pas tre orësh kërkim në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, pasi kanë humbur rrugën në një zonë të thellë teksa eksploronin natyrën.

21:20
Të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë përballen me problemet e riintegrimit

Në Kosovë gratë e mbijetuara të dhunës në familje kanë të drejtë qëndrimi në strehimore për gjashtë muaj.

21:14
Përmbysje e çmendur në “San Siro”, Inter ngjitet në krye të renditjes

Interi përmbys Empolin (4-2) dhe vë në presion Milanin në garën për titullin kampion në Serinë A, ku dy skuadrat milaneze garojnë “kokë më kokë”.

20:50
Bllokohen 25 milion ton drithëra ukrainase, OKB: Portet e Detit të Zi janë mbyllur

Njëzet e pesë milionë tonë drithë ukrainase, që do të eksportohen, janë bllokuar për shkak se portet e Detit të Zi janë mbyllur, thotë Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së.

20:44
9 maji Putin paralajmërim bërthamor? Zelensky fton gjermanët në Kiev

Në 9 maj ditën kur Rusia do të mbajë paradën e saj ushtarake në Moskë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ftuar në Kiev presidentin dhe kancelarin e Gjermanisë.

20:40
Fiks Fare/ Në prag të verës, Orikumi ju ofron turistëve ‘turizëm-pompor’

Nëse u bie rruga të vizitoni qytetin e Orikumit dhe kaloni të pallatet e ndërtuara para viteve ’90 do të gjeni në çdo hyrje pallati pompa uji të instaluar në hyrje të pallateve.

20:32
Gjenevë, nxirret në ankand diamanti më i madh i bardhë

Diamanti më i madh i bardhë do të dalë në shitje në Gjenevë javën e ardhshme, pjesë e një  ankandi nga Christie’s që përmban dy gurë, më shumë se 200 karat secili.

20:12
Zgjedhjet e kryetarit të ri të PD-së/ Berisha dorëzon dokumentet, i vetmi në garë deri tani

Sali Berisha dorëzoi këtë pasdite dokumentet për kandidimin.

20:11
Pep s’e pranon dështimin: E provojmë sërish, eliminimi është “dhuratë”

Pep Guardiola nuk e quan dështimin eliminimin e Manchster City-t në gjysmëfinale të Championsit. Tekniku spanjoll, duke folur për mediet angleze tha se do ta provojë sërish sezonin e ardhshëm për ta fituar kupën me veshë të mëdhenj.

20:03
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë i jep urimet pasueses me ngjyrë ‘gay’, Karine Jean-Pierre (fotot)

Sekretarja në largim e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki i dha sot urimet pasueses së saj në post Karine Jean-Pierre, që bëhet personi i parë homoseksual dhe me ngjyrë në këtë post.

20:01
U zgjodh në krye të Këshillit Kombëtar, Paloka: PD organizon nesër protesta në të gjithë vendin

Deputeti Edi Paloka, i sapo zgjedhur në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së tha se rezoluta që miratuan për zgjedhjen e presidentit tregon qëndrimin që duhet të mbajë grupi parlamentar i PD-së.

19:58
Nis ‘Spring Festival’/ Në sheshin Skënderbej do të ketë për 11 ditë koncerte muzikore

Spring Festival, një eksperiencë e veçantë e festivalit outdoor sapo ka nisur në zemër të Tiranës.

19:57
Festa e luleve të Shkodrës, nisën sot katër ditë festime me muzikë

6 Maji, Dita e Luleve, ka një kuptim të veçantë për Shkodrën dhe për qytetarët e saj.

19:49
Shoqëria civile në Gjermani debaton ashpër për Ukrainën

Lufta në Ukrainë po riorienton shoqërinë civile në Gjermani. Debati zhvillohet për furnizimin me armë të rënda gjermane të Ukrainës. Fronti i debatit nuk ka kalon më midis të majtëve dhe të djathtëve.

19:38
Takimi sqarues i Alesjas me Rrushen/ Vajzat  vendosin përfundimisht se si do të vijojë marrëdhënia e tyre

Puntatat e Për’puthen kanë qenë të mbushura me debate intensive të Rrushes me Alesjan. Kjo e fundit ka hedhur disa akuza të forta për Rrushen dhe Astritin, dikur pëlqimi i saj.

19:30
Rezoluta e PD për presidentin, Spiropali:PS nuk njeh asnjë vendim që buron nga personazhe të listës së zezë të SHBA

Pas rezolutës së demokratëve për zgjedhjen e presidentit ka reaguar Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.