Asambleja e PS, Rama: T’i japim drejtimit të partisë në territor një profil të ri politik që na mungon

07/05/2022 10:18

Nga Asambleja e PS, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se anëtarët e saj mund të propozojnë emra për kandidatësh për kryetarë të degëve të PS në vend.

“Kongresi i hapi rrugë një procesi shumë të rëndësishëm të PS, për të hyrë në zgjedhjet e reja. Është një proces që i jep mundësi anëtarësisë, por edhe simpatizantëve dhe mbështetësve që të përfshihen në zgjedhjen e drejtuesve të rinj të partisë, duke propozuar kandidatura apo duke avancuar kandidaturën vetjake. Dhe nga ana tjetër, procesi do të garantojë që të gjithë kandidatët për drejtimin e PS në cdo bashki të kalojnë përmes një rruge e cila, përvec se garanton hapjen e partisë, mundëson vlerësimin, garanton konkurencën për kandidatët dh siguron meritën në përzgjedhjen e tyre.  Në fillim të korrikut të bëjmë miratimin e kandidatëve fitues.

Komisioni do të ketë një detyrë të posacme për të prekur të gjithë territorin dhe për të spjeguar procesin që mos ketë as keqkuptime as të përjashtuar dhe më pas për të garantuar që të gjithë kandidatët që do kalojnë fazën e parë të kenë mundësi të ballafaqohen përballë një asambleje bashkie që duhet të jetë e hapur. Më pas komisioni do të bëjë vlerësimin dhe do t’i propozojë kryesisë të bëjë miratimin përfundimtar të kandidatëve fitues.

Është me rëndësi të mbahet parasysh se kjo nuk është në zgjedhje e radhës, por një zgjedhje me rëndësi të madhe për të ardhmen e PS, për zgjedhjet e ardhshme vendore, për të cilat ne e kemi nisur punën, dhe do i kushtojmë gjithë vëmendjen, por është e rëndësishme për vitet që vijnë për të gjithë këtë dekadë. Është domosdoshmëri t’i japim drejtimit të partisë në territor një profil të ri politik që na mungon, na siguron që partia ka zë në territor.

Garancinë për të qëndruar në krye, nuk na e japin punësimet në shtet por një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet, të komunikojë si duhet me njerëzit. Votuesit janë 600-700 mijë dhe PS në territor duhet të jetë parti e votuesve tanë. Është e rëndësishme ta kuptojmë sot, sa të jetë vonë, e mos përfundojmë si kanë përfunduar kundështarët që kthyen partinë në detashment të pushtetit, dhe ja ku janë sot.

Është pjesa më e rëndësishme e dy muajve që vijnë për të patur në fund të qershorit një grup kandidaturash për 61 bashkitë, dhe të jetë baza që në shtator tetor të vijojmë me të njëjtën mënyrë për organizimin. Të fokusohemi te fiktiviteti, apo fosilizimi i një sërë organazitash që vijojnë të qëndrojnë për inerci e nuk japim produkt. Prioritet që partia të ecë shumë më shpejt me dixhitalizimin e PS të bëhet fuqia që ende na mungon. Koha po ndryshon me shpejtësi. Është e pamundur mos jemi në avangardën kur vjen puna te dixhitalizimi i PS.

Duhet më shumë punë nga të gjithë që kjo gjë të kuptohet nga të gjithë e bashkarisht të përpiqemi që kjo të kthehet në realitet të ri në PS. Është një armë që PS duhet ta verë në përdorim. Të ecim më tej me bërthamat rinore, dhe brenda këtij viti të kemi një rrjet rinor brenda territorit, të hapur, kur për secilin ka një vend dhe ku të gjithë të ndihen mirë, pa hyrë në rrugën e vjetër të brrylave.” u shpreh Rama

Top Channel