Rusia “s`ka parë gjë akoma”: “Tmerri” do të ndihet në muajt në vazhdim

07/05/2022 12:53

Sanskionet e perëndimit poi  shkaktojnë dhimbje të mëdha Rusisë. Për shkakun e tyre, gjithnjë e më shumë rusë po humbasin vendet e punës, teksa vendet perëndimore kanë ndërprerë tregtinë me të e kanë ngrirë gati gjysmën e rezervave shtetërore ruse në ar dhe valuta të huaja, duke e vendosur vendin në një pozicion shumë të vështirë ekonomik.

Ekspertët parashikojnë se situata për Moskën do të vështirësohet edhe më shumë gjatë muajve në vazhdim, kur do të shihet ndikimi real i këtyre masave shtrënguese mbi industrinë vendase.

Për momentin, qeveria ruse ka arritur të ndalë rënien e monedhës së saj, rublës, dhe analistët thonë se Moska po e përdor këtë si një mjet propagande për konsum mbarëkombëtar.

“ Rusia po përpiqet të shmangë sanksionet bankare ndërkombëtare dhe po përpiqet të fuqizojë rublën. Mendoj se është gjithashtu një përpjekje për t’i treguar publikut rus se Vladimir Putini vazhdon ta ketë gjendjen nën kontroll dhe se ai mundet ta bëjë rublën një valutë të dëshirueshme, me gjithë rënien e saj dramatike, dhe se është ai që vazhdon t’i përcaktojë rregullat”, thotë Agnia Grigas, analiste për energjinë dhe shkencat politike.

Autoritetet bankare ruse, të gjendura nën një presion të lartë që kur Rusia sulmoi Ukrainën, kanë paralajmëruar që në fillim për vështirësitë që do të pasojnë: një skenar inflacioni dhe mungesash në treg që do të intensifikohen në muajt e ardhshëm.

Përpjekjet e Evropës për t’i dhënë fund varësisë nga importet energjitike ruse përfaqësojnë një rrezik të madh për Moskën. Deri vonë kjo konsiderohej diçka e pamundur, por tani fundi i kësaj varësie është më afër se kurrë.

Top Channel