Vijon evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal/ Të paktën 50 gra, fëmijë dhe të moshuar janë larguar nga zona e rrezikut

06/05/2022 22:25

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha se të paktën 50 civilë u evakuuan me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol këtë të premte.

“Sot arritëm të nxjerrim 50 gra, fëmijë dhe të moshuar nga Azovstal. Nesër në mëngjes do të vazhdojmë operacionin e evakuimit”, tha Vereshchuk.

Zyrtarët ukrainas thanë se nuk mund të jepnin detaje nga evakuimi i civilëve nga uzina Azovstal që po organizohej nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Top Channel