I shpallur në kërkim ndërkombëtar për lëndë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

07/05/2022 10:37

Një 38 vjeçar me iniciale A. Xh., banues në fshatin Bishan, Vlorë është arrestuar pasi ishte i shpallu në  kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas do të ekstradohet në Spanjë, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligj zbatuese spanjolle, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Top Channel