“Zonja dhe zotërinj të SPAK, zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë, që sot është e turpëruar përpara një non grate që i bën karshillëk këtij populli këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë SPAK”- ishte kjo thirrja e radhës që kreu i PS Edi Rama bëri sot nga Asambleja Kombëtare.

“Durimi ynë po soset. Kjo do të thotë që SPAK dhe të gjithë ata që janë të interesur të bëjnë drejtësi në këtë vend duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën dhe fakti që nuk kemi folur, edhe kur u bë veprimi i turpshëm i arkës me peshk ne shtrënguam dhëmbët, s’e kemi thënë ndonjëherë.

Por ka edhe turpe të tjera. Thirrja ime, që nuk është politike, është: Zonja dhe zotërinj të SPAK, zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë, që sot është e turpëruar përpara një non grate që i bën karshillëk këtij populli këtë turp ka vetëm një që duhet ta mbajë SPAK.”- shtoi Rama.

 

Top Channel