I vdekuri Ilvi Meta

Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë ”arrest në burg” për tre punonjësit e komisariatit të policisë të cilët u arrestuan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas vetëvarjes së Ilvi Metës brenda ambjenteve të komisariatit të policisë më 4 maj.

Mbrojtja e të arrestuarve kërkoi një masë më të lehtë shtrënguese duke deklaruar se janë persona pa rrezikshmëri shoqërore, por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën duke caktuar arrest në burg për të tre deri në përfundim të hetimeve.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura. Prokurori i çështjes kërkoi arrest në burg për të tre të arrestuarit, ish-efektivët e policisë Rushit Kola, Bexhet Berberi dhe nënkomisar Petrit Brahimajn, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Diamela Goxha, ndërsa hetimet për vdekjen e Metës vazhdojnë.

Në pranga për ngjarjen përfunduar nën komisari Betrit Berhamaj  dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola.

Ata akuzohen se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarte të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin i riu kreu vetëvrasjen.

Megjithëse hetimet paraprake për ndarjen nga jeta të 31 vjeçarit Ilvi Meta, brenda komisariatit të Kavajës, treguan se kemi të bëjmë me një vetëvrasje familjarët ngrenë hije dyshimi, sepse sipas tyre ai nuk e vuante shoqërimin në polici apo dënimin.

Emisioni Top Story publikoi ekskluzivisht, me miratimin e familjarëve, foto të trupit të pajetë pak minuta pasi u gjet nga policia.

Top Channel