Gjatë natës janë djegur katër makina në zonën e Bexhistenit në hyrje te qytetit të Shkodrës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50 të mëngjesit, ku kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes janë tre mjete të djegura plotësisht dhe një pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në njërat nga makinat mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohe që më pas si pasojë erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.

“Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndërsa automjetet tip Volkswagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M., janë djegur pjesërisht“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel