6 Maji, Dita e Luleve, ka një kuptim të veçantë për Shkodrën dhe për qytetarët e saj.

Prej vitesh, qyteti i ka kushtuar mbi 150 këngë karafilave, luleborës, drandofilave, lulevjollces etj.,  ndërsa çdo oborr shtëpie tradicionale është i mbjellë plot me lule, ashtu si tek banesa e mësuesit 78 vjeçar, Muhamet Shala.

Edhe qyteti po feston.

Këtë vit, Ministria e Kulturës dhe Bashkia kanë planifikuar 4 ditë festime me aktivitete nga më të ndryshmet.

Top Channel