Nëse u bie rruga të vizitoni qytetin e Orikumit dhe kaloni të pallatet e ndërtuara para viteve ’90 do të gjeni në çdo hyrje pallati pompa uji të instaluar në hyrje të pallateve.

Numri  i tyre varion nga 8 në 16 pompa për çdo hyrje. Edhe pse mbi 30 vjet demokraci politikanët në çdo fushatë kanë premtuar ujë të pijshëm 24 orë asnjëherë deri më sot për Orikumin nuk është bërë gjë.

Banorët tregojnë se  uji i pijshëm në qytet është me orar të kufizuar ku ka vetëm një orë paradite dhe gjysmë ore pasdite.  Edhe pse investimi i rezervuarit dhe shtrimi i tubave është  bërë nga një projekt gjerman e gjitha ka mbetur pezull vetëm për t’u bërë lidhjet. Dhe ata që vuajnë janë banorët e Orikumit të cilët në këto kushte mundohen të bëjnë dhe turizëm. ” Ne jemi bërë të mbajmë nga një pompë për dhomë e jo për apartament” shprehet njëri prej banorëve për Fiksin.

Fiksi pyeti në  Njësisë Administrative Orikum, ku zoti Selim Haskoelaj fajësojë banorët për pompat e shumta që vihen nëpër pallate.  “Një shtëpi e pompë e bëjmë për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë qytetarët me njëri tjetrin, që nuk bien dot dakord që të vënë një pompë të përbashkët. Ne shqiptarët jemi gjithmonë kokë më vete…” shprehet administratori.

Ai  shpjegon për Fiksin se në këtë njësinë administrative bëjnë pjesë katër fshatra Dukat i Ri, Tragjas, Radhima, Orikumi. Në Dukatin e ri është  zbatua projekti gjerman, për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanë ujë 24 orë.  Ai tregon se të njëjtën gjë do bëjnë edhe për Orikumin duke filluar në fund të muajit maj. “Nga fundi i majit maj më ka thënë drejtori i FSHZH-së do të filloi projekti, lekët janë gjetur. Është një projekt që bëhet bashkë me Himarën, rreth 2 milion euro, që do të bëhet dhe Orikumi, Tragjasi dhe Radhima”  tha z, Haskoelaj. Ai i premtoi gazetarëve të Fiksit se shumë shpejt Orikumi do t’i heqi pompat e ujit duke u furnizuar 24 orë në 24.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel