Zgjedhjet në PD/ Vokshi: Proces transparent. Bozdo prezanton ndryshimet e rregullores për kryetar partie

07/05/2022 09:52

Një proces transparent me në thelb votën, kështu e konsideroi Albana Vokshi pjesë e komisionit të rithemelimit, garën për kryetar të këshillit kombëtar të PD.

Një proces transparent me në thelb votën, kështu e konsideroi Albana Vokshi pjesë e komisionit të rithemelimit, garën për kryetar të këshillit kombëtar të PD.

“Dje u përmbyll edhe zgjedhje e këshillit kombëtar të PD, ku Paloka u shpall kryetar me mbi 65% të votave. Të gjithë janë të informuar, për herë të parë një parti kryen një proces kaq transparent me në thelb votën. Një proces përtej cdo norme dhe demokratike. “ u shpreh Vokshi

Ndërkohë Enno Bozdo., në cilësinë e anëtarit të Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale, Eno Bozdo njoftoi ndryshimet që do të pësojë rregullorja per zgjedhjet per kreun e PD.

“Kjo është një rregullore që sic edhe ju e mbani mend ka qenë e debatuar në gara për kryetar të PD, për shkak të pretendimeve që kanë patur kandidatët për mosbarazi të procesit. Komisioni duke patur parasysh faktin që kjo parti i është drejtuar mekanizmit të votës, rregullorja ka disa ndryshime drastike që sigurojnë proces të drejtë transparent të barabartë dhe të lirë për të gjithë kandidatët.

Konkurimi është i lirë, shanset e kandidatëve janë të barabarta, zgjedhje në mënyrë të fshehtë, kandidatët ftohen të paraqesin programin e tyre.
Ndryshimi i parë, vjen te pjesa e administrit të procesit zgjedhor, cdo kandidat të përcaktojë një vëzhgues të përhershëm që ka akses të plotë.

Ndryshimi vjen edhe në faktin që në komisionet e numërit në degë cdo kandidat ka të drejtë të përcaktojë një vëshgues në komisionet e numërimit.

Ndryshimi tjetër thelbësor, është aksesi i kandidatëve në listat zgjedhore. Rregullorja përcakton që komisioni ka përgjegjësi t’i japë akses cdo kandidati në listë, ky akses fitohet menjëherë pas regjistrimit të kandidatit.

Aksesi i kandidatëve në zyrën e shtypit në PD, ky akses nuk ka qenë i barabartë në fushatat e mëparshme. Cdo kandidat ka të drejtë të përdorë mjediset e selisë qëndrore, apo të degëve.” U shpreh Bozdo.

Top Channel