Prej një muaji nuk ka kontakte, nëna  denoncon zhdukjen e djalit në polici

07/05/2022 11:29
Foto ilustruese

Një 69 vjeçare me iniciale A. K. banuese në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, ka denoncuar humbjen e të birit, shtetasin V. K. 37 vjeç .

Ajo prej një muaji ka humbur kontaktet me djalin e saj i cili vuan nga shëndeti mendor.  Policia po punon për gjetjen e tij.

Top Channel