Ushtroi dhunë ndaj nipit dhe vëllait të tij, arrestohet 31 vjeçari në Elbasan

07/05/2022 11:38

Një 31 vjeçar me iniciale K. Z., banues në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nipit dhe vëllait të tij shtetasve I. Z., dhe Ç. Z..

Pas padisë së bërë të dy kanë marrë urdhër mbrojtjeje, ndërsa mbi autorin rëndon akuza e “Dhunës në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel