16:50
Veliaj pret zv/ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mubarak Al Nakhi: Bashkëpunim për projekte në fushat e rinisë dhe sportit!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Zëvendës ministrin e Kulturës dhe Rinisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e tij, Mubarak Al Nakhi, me të cilin diskutoi mbi investimet e reja në kryeqytet. Në shenjë mirënjohjeje, Veliaj i dhuroi atij edhe “Kullën e Sahatit” të Tiranës.