Kongresmeni demokrat nga Pennsylvania, rizgjidhet në post megjithëse ndërroi jetë një muaj më parë (fotot)

14/11/2022 17:45

Një kongresmen i shtetit amerikan të Pennsylvania është rizgjedhur kesaj jave në post megjithëse ka vdekur muajin që shkoi.

Demokrati Tony DeLuca, vdiq nga kanceri limfoma më 9 tetor, por kjo duket se nuk i jepte kohë të mjaftueshme zyrtarëve zgjedhorë për të ndryshuar fletët e votimit. DeLuca ishte 85 vjeç dhe kishte shërbyer si përfaqësues për 39 vjet, ndërsa edhe i vdekur arriti të mundë Queonia “Zarah” Livingston të partisë së gjelbër me  85% përqind të votës .

“Megjithse jemi të trishtuar nga vdekja e përfaqësuesit  Tony DeLuca, jemi krenarë që shikojmë se zgjedhësit vijojnë të tregojnë besim te ai, duke e zgjedhur edhe pas vdekjes”, shkruanin demokratët në komentet e tyre duke shtuar se së shpejti do të kryhet procesi special zgjedhor për të korrigjuar gabimin.

FOTO GALERI
1/2
Demokrati Tony DeLuca, vdiq nga kanceri limfoma më 9 tetor

Top Channel