Jeff Bezos planifikon të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 110 miliardë funte

14/11/2022 14:21

Njeriu i dytë më i pasur në botë, Jeff Bezos ka thënë se po ndërton kapacitetin për të ndihmuar kauzat që janë më afër zemrës së tij, duke përfshirë betejën kundër ndryshimeve klimatike.

Kjo është hera e parë që ai ka thënë se planifikon të japë pjesën më të madhe të parave të tij.

Bezos është kritikuar në të kaluarën për mos nënshkrimin e Giving Pledge, një fushatë e themeluar nga Ëarren Buffett dhe Bill Gates për të inkurajuar mega të pasurit që të kontribuojnë pjesën më të madhe të pasurisë së tyre në bamirësi.

I pyetur nga CNN nëse planifikonte të jepte pjesën më të madhe të parave të tij, Bezos tha: “Po, po”.
Ai tha se paratë do të shkojnë për qëllim trajtimin e ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur njerëzit që mund të bashkojnë njerëzimin.

Një javë më parë në fillim të samitit COP27 u njoftua se Bezos kishte premtuar 1 miliard dollarë më shumë deri në vitin 2030 për të ndihmuar në mbrojtjen e rezervave të karbonit dhe biodiversitetit, duke u mbështetur në 9 miliardë dollarë fonde tashmë të angazhuara për kauzën klimatike.

Top Channel