Foto ilustruese

Dy mjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë mëngjes në Krujë dhe për pasojë janë plagosur dy shoferët.

Ngjarja ka ndodhur në Derven të Krujës, ku automjeti me drejtues shtetasin me iniciale F. M. është përplasur me furgonin e mallrave që drejtohej nga 62-vjeçari me iniciale L. M.

Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë, parakalimi i gabuar apo shkaqe të tjera që çuan në përplasjen e mjeteve. Pritet që grupi hetimor që ka shkuar të vendngjarje të zbardhë aksidentin.

Top Channel