Interesante për një skenar filmash.

E tillë është dosja hetimore ndaj 2  informatorëve të policisë së Shtetit, të cilët tentuan të fusin në grackë një informator të tretë duke inskenuar shitje të kokainës. Dosja ka përfunduar në gjykatën e Tiranës mbas një hetimi të kryer nga autoritetet që zbuloi gjithë planin , i cili për pak kohë dërgoi në burg viktimën e dy informatorëve të tjerë

Një informator i policisë i quajtur Fatmir u mbajt pa të drejtë në burg për 45 ditë, derisa provat treguan se ndaj tij ishte ngritur grackë nga dy informatorë të tjerë Toni dhe Rei, të cilët në mbyllje të hetimeve u morën të pandehur nga prokuroria.

Hetimi tregon se dy të fundit e ftuan në një kafene të njohur në kryeqytet viktimën e tyre. Njëri prej tyre nxorri dy paketa me cigare dhe ju lut Fatmirit që t’i mbante mbasi po vinte i vëllai dhe nuk duhet ta mësonte që ai pinte duhan.

Tjetri i quajtur Rei që ndërkohë gjendej jashtë këtyre ambjenteve, sapo u sigurua  se dorëzimi i drogës u krye, telefonoi me urgjencë një zyrtar policie duke i thënë : “në lokal gjendet një shtetas me emrin Fatmir,  identifikohet nga kapelja dhe ka drogë që do ta shpërndajë në Vasil Shanto’.

Kaq ka mjaftuar që policia të mbërrije me urgjencë dhe ti zbulojë informatorit  të spiunuar 8  doza me kokainë përmend në dosje prokurori Enklid Gjini. Megjithatë i riu me profesion bojaxhi,  i befasuar ju ka kujtuar agjentëve që ishte bashkëpuntor i tyre dhe më pas i ka pyetur se përse po e kontrollonin? Reagimi i tij ishte një shenjë se ai nuk kishte dijeni për kokainën, por kjo u konfirmua gjatë hetimeve

Dy prej tyre përfunduan në gjykatë për shpërndarje dhe kallzim të rremë dhe për tretin u pushua hetimi.

Viktima e grackës vazhdon të jetë informator i policisë bën me dije një burim i sigurtë, kurse dy të tjerët Toni dhe Rei edhe ata informatorë deri në ditën e skenarit po përballen me gjykatën e kryeqytetit.

Prokurori tha në gjykatë  gjatë procesit me dyer të mbyllura se dy të dyshuarit bashkëpunuan për krijimin e rrethanave të rreme me qëllim për të vendosur nën hetim informatorin e tretë. Për këtë plan theksoi prokurori ata blenë kokainë e mbyllën në një paketë dhe me role të ndara futën në kurth edhe policinë që arrestoi ndihmësin e saj për 45 ditë. Ajo që e shpëtoi të riun ishte jo vetëm dëshmia e tij, por edhe kamerat e sigurisë që ekspozojnë lëvizjet e dy të tjerëve.

Top Channel