Zgjedhjet në Spanjë/ PP kryeson kundrejt partisë së Sanchez, së bashku me ekstremin e djathtë sigurojnë shumicën absolute në parlament

29/11/2026 21:42

Partia Popullore (PP) vijon të thellojë epërsinë ndaj socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez, teksa numërimi i votave në zgjedhjet në Spanjë ka arritur në 14.88%.

Sipas rezultateve paraprake, PP ka siguruar 130 vende në parlament, ndërsa Partia Socialiste (PSOE) renditet e dyta me 112 vende.

Në vendin e tretë pozicionohet partia e ekstremit të djathtë Vox, me 46 vende. Së bashku, PP dhe Vox arrijnë në 176 mandate, numri i nevojshëm për të siguruar shumicën absolute në parlamentin spanjoll duke shkuar kështu drejt një qeverie ku ekstremi i djathtë është i përfshirë për të parën herë që nga viti 1975

Ndërkohë, partitë e tjera kanë marrë deri më tani këto rezultate: Fronti i Gjerë (Frente Amplio) me 11 vende, ERC me 10, EH Bildu me 7 dhe Junts me 5 vende.

Shpërndarja e mandateve me 14.88% të votave të numëruara:

  • Partia Popullore (PP): 130 vende
  • Partia Socialiste (PSOE): 112 vende
  • Vox: 46 vende
  • Fronti i Gjerë (Frente Amplio): 11 vende
  • ERC: 10 vende
  • EH Bildu: 7 vende
  • Junts: 5 vende

 

Top Channel