Zgjedhjet në Spanjë/ 83-vjeçarja merr karrigen nga shtëpia dhe zë vend në rreshtin e parë për të pritur rezultatet

29/11/2026 21:15

Një 83-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ndjekur natën e zgjedhjeve në Spanjë.

Carmen Canas ka marrë karrigen nga shtëpia dhe ka udhëtuar me autobus deri në selinë e Partisë Popullore (PP) në Madrid, ku ka zënë vend në rreshtin e parë për të pritur rezultatet.

E moshuara ka ardhur nga banesa e saj dhe është vendosur përballë ballkonit të selisë, ku rezultatet do të shfaqen në një ekran të madh.

“Gjithmonë kam qenë me PP-në”, është shprehur Canas për gazetën spanjolle “El Pais”. Ajo tregon se ka qenë në të njëjtin vend edhe në vitin 2023, ndërsa nuk mban mend nëse ka marrë pjesë edhe në raste të tjera.

83-vjeçarja ka thënë se do t’i ndjekë rezultatet përmes ekranit, ndërsa pas saj po mblidhen gjithnjë e më shumë mbështetës të partisë, disa me flamuj të Spanjës dhe të tjerë me pije në duar.

Top Channel