Humbën jetën nga shpërthimi në Stamboll/ U jepet lamtumira e fundit viktimave, familjarët në lot qëndrojnë pranë trupave (Foto)

14/11/2022 17:37

Stambolli u prek ditën e djeshme nga një sulm i papritur, i cili la të vdekur gjashtë persona dhe plagosi 81 të tjerë.

Një ditë pas sulmit iu është dhënë lamtumira e fundit viktimave, të tragjedisë në rrugën më të populluar të Stambollit, Istiklal.

Viktimat ishin babë e bijë, çifti Topkara dhe nënë e bijë, të cilët u përballën me shpërthimin e fuqishëm që i mori jetën.

Ata që po e vuajnë më shumë këtë situatë janë familjarët, që nuk u larguan asnjë moment nga arkivolet e të afërmve të tyre.

Nën lot dhe hidhërim, familjarët janë ende të tronditur nga bomba që shpërtheu në mes të ditën në atë rrugë.

Personat që ndodheshin në atë moment aty, po vijonin normalisht rutinën e tyre, derisa një moment shpërthimi ndryshoi të gjithë rrjedhën.

Deri më tani janë arrestuar 46 persona si të implikuar në këtë sulm, i cili deri më tani është konsideruar terrorist.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel