Në rrugët e fshatit Bashkim të Levanit nuk gumëzhijnë më zërat e fëmijëve! Nga 150 shtepitë që ka fshati shumica janë te pabanuara.

Ndërsa atje ku ka njerëz mund të gjesh një ose dy të moshuar. Të rinjtë kanë marrë rrugën e emigrimit prej më shumë se 30 vjetësh kryesisht në Itali.

Në fshat banorët e moshuar në pamundësi për t’i kryer vetë punët e përditshme kanë punësuar punëtorë nga qytete të tjera të vendit. Ky punëtor vjen nga Berati.

Edhe pse fshati ka toka shumë pjellore banorët i kanë lënë djerrë ose i kanë dhenë me qira. Çmimi i lartë i farërave, plugimit dhe plehrave kimike nuk e justifikon mundin e tyre dhe prodhimet që marrin ju ngelën pa shitur për shkak se nuk ka treg ose detyrohen ta shesin me çmim shumë të ulët.

Braktisja bashkuar me varfërinë e kanë zhytur edhe këtë fshat në një rrugë pa kthim.

Top Channel