Liderët indigjenë të Amazonës peruane dënojnë ndotjen e lumenjve nga kompania shtetërore e naftës (fotot)

14/11/2022 17:20
Rrjedhje nafte ne lumin Cuninico ne xhunglen e Loreto, Peru

Liderët e komuniteteve të vjetra indigjene Achuar e Wampis thonë se kompania shtetërore Petroperú është përgjegjie për rrjedhjet e naftës në territoret e tyre.

Prandaj liderët vendas të Amazonës peruane po udhëtojnë drejt SHBA për t’i kërkuar bankave të ndërpresin lidhjet me kompaninë shtetërore të naftës Petroperú.

Ata thanë se kompania është përgjegjëse për rrjedhjet e naftës në lumenj dhe ndotjen e pariparueshme të burimeve të tyre të ujit, peshkimit e gjuetisë.

Ata kërkojnë që qeveria dhe bankat të ndalojnë eksplorimet e naftës dhe investimet në territoret indigjene në Amazonën peruane, e cila ka pjesën e dytë më të madhe pas pyjeve tropikale pas Brazilit.

Yankur dhe liderë të tjerë indigjenë do të takohen me përfaqësues të bankave Citibank, Goldman Sachs e HSBC në New York.

Petroperú raportohej më herët se po kërkon $1.6 miliardë investime për të rinisur shpimet dhe nxjerrjen e naftës nga Amazona.

“Në udhëtimin tonë drejt SHBA do të kërkojmë që bankat të mos bashkëpunojnë me grupin Petroperú, sepse nuk vepron me përgjegjësi dhe ka ndotur territorin tonë,” tha Yankur.

Protesta të gjera janë organizuar në territoret indigjene pas dy rrjedhjeve madhore të naftës nga kompania shtetërore, njëra në vitin 2014 dhe e dyta këtë shtator, kur më shumë se 2,000 fuçi naftë u derdhën në lum.

Alfonso López, lider lokal dhe përfaqësues i rreth 60 komuniteteve Kukama e Urarinas në zonat e prekura nga rrjedhja, tha se shteti po lejon ndotjen e territoreve nga një kompani që duhet t’i përkiste të gjithë peruanëve.

FOTO GALERI
1/5
Liderët e komuniteteve të vjetra indigjene Achuar e Wampis thonë se kompania shtetërore Petroperú është përgjegjie për rrjedhjet e naftës në territoret e tyre.

Top Channel