Dekada më parë qytetarët ishin skeptikë për të përdorur frigoriferin. Për shkak se nuk ishin hasur më parë me një pajisje të tillë dhe në mungesë të informacionit për frigoriferin, njerëzit nguronin fillimisht për ta përdorur. Por me kalimin e kohës duke marrë më shumë informacion rreth tij, kjo pajisje është kthyer në pjesë të pandashme për çdo familje.

Ndërkohë sipas statistikave, që kur përdorimi i frigoriferit u bë masiv, numri i rasteve me kancer në stomak për shkak të mykut të ushqimeve u reduktua në 60%.

Zëvendëspresidenti i Komunikimit Ndërkombëtar i Philip Morris International, Tommaso Di Giovanni, vuri në dukje se reduktimi i dëmit është bërë një komponent i jetës së përditshme. Pajisja që shumica e njerëzve e përdorin disa herë në ditë frigoriferi i kuzhinës në fakt ndihmoi në reduktimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi duke e mbajtur atë të freskët. Rripat e sigurisë në makina – një mjet shumë i rëndësishëm sot, u ndeshën me skepticizëm. Perceptimi i rripave të sigurisë u përmirësua si pasojë e uljes së shkallës së vdekshmërisë në aksidentet automobilistike ndaj dhe efekti i tyre pozitiv u bë i dukshëm për konsumatorët dhe rregullatorët.

Edhe sot, Zëvendëspresidenti i Komunikimit Ndërkombëtar, tha se një numër i madh njerëzish nuk do t’i besojnë alternativave pa tym, siç është IQOS, edhe sepse gabimisht mendojnë se nikotina është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen. Kjo nuk është e vertetë. Djegia është problemi kryesor. Kur ndizet një cigare, në ajër lëshohen nivele më të larta të substancave të dëmshme. Këto substanca përfshijnë shumë komponime që lidhen me sëmundjet e lidhura me duhanin”.

Falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, është bërë e mundur çlirimi i nikotinës pa djegur duhan, duke ulur kështu nivelet e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme në aerosolin e IQOS me një mesatare prej 90-95% në krahasim me tymin e cigares, përfundoi Tommaso Di Giovanni.

Njohja e Riskut

Milan Popovic, folësi shkencor që ishte ftuar në këtë aktivitet “ngriu” zemrat e të pranishmëve në konferencë duke futur dorën në një enë me uji ku ndodhej edhe një llambë elektrike e ndezur. Të gjithë u trembën, por Popoviç tha se nuk pati asnjë frikë. Kjo sipas tij ndodh pasi ai është njohur më herët me rrezikun që energjia elektrike mund ti marrë jetën ndaj në eksperimentin që kreu e kishte asimiluar rrezikun duke hedhur në enë ujë të distiluar që nuk trasmeton rrymën elektrike.

“A jeni gati të pranoni riskun?”-pyeti audiecën e surprizuar Milan Popovic, teksa mbante në dorë një llambë të cilën e zhyti në një enë plot me ujë. “Mos ndërrmora unë një risk tani? Jo, pasi uji është i distiluar. I dija të gjithë faktet dhe e dija se kur uji është totalisht i pastër nuk luan rolin e tejçuesit, por të izolantit. Çdo herë unë vlerësoj risqet, dhe i njoh faktet. Ndaj e di se çfarë është e rrezikshme e çfarë jo, pavarësisht sa të ngjashme mund të duken ato për dikë që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje.Si një mbështetës i reduktimit të dëmit, shkencëtari bëri një analizë krahasuese mes tymit të cigares dhe aerosolit të prodhuar nga pajisja me ngrohje e Philip Morris International. Pas këtij eksperimenti të thjeshtë, Popovic pohoi se: „Së pari si një person jo duhanpirës, tani jam krejtësisht i sigurt që s’kam për të ndezur ndonjëherë cigare. Së dyti, jam pak më i qetë, pasi partnerja ime përdor këtë produkt që e ngroh duhanin, për të cilin tani jam i sigurt që është më pak i dëmshëm dhe një alternativë për duhanpirjen”, shpjegoi shkencëtari.

Të garosh apo të krijosh, cila është zgjidhja?

Magnus Linkvidst, një nga futurologët me famë botërore përmbylli konferencën ku ishin të pranishëm përfaqësues të biznesit, medias dhe profesionist të ndryshëm duke inkurajuar krijimtarinë. “Shikoni çfarë bëjnë të tjerët dhe bëni të kundërtën. Nëse të gjithë kopjojmë njëri-tjetrin, nuk do të ecim përpara. Eksperimentoni, luani me rregullat, mos i shkelni ato as mos i ndiqni me përpikmëri dhe më e rëndësishmja mos u mjaftoni me arritjen e suksesit të parë. Diskutoni idetë tuaja me njerëz kreativ, mos u rrethoni me njerëz që mendojnë njësoj si ju dhe gjithmonë të jeni gati për t’u ngritur përsëri pas çdo dështimi“, tha Linkvidst duke përfunduar se rrugët ekstreme asnjëherë nuk janë të sugjeruara. „Nuk kemi vetëm optimizëm dhe pesimizëm, ka edhe një të mesme të artë. Njihet ndryshe si „e mundshmja“, lidhet me faktin që ne njohim botën rreth nesh në një këndvështrim të ri.. Më pëlqen të ndjek iniciativa që zbatojnë këtë rrugë të mesme të artë“, tha ai duke marrë edhe shembullin e PMI që nuk ka qëndruar në Status-Quonë e tymosjes tradicionale të duhanit por ka sjellë pajisje elektronike që shmangin djegien dhe gjenerojnë tym që përmban elemente të dëmshme shkaktare të problemeve tek duhanpirësit.

Philip Morris është kompania e parë e industrisë së duhanit e cila më shumë se 10 vite më parë, ndërmori një mision të ri një të ardhme pa tym. Për këtë më shumë se 900 shkencëtarë dhe ekspertë janë angazhuar dhe më shumë se 9 miliardë dollarë janë investuar për kërkimet shkencore dhe zhvillimin e një alternative pa tym e bazuar në teknologjinë e ngrohjes së duhanit, teknologji të cilat janë provuar të jenë mundësi më të mira se të vazhdosh të konsumosh cigare. I drejtuar nga parimi i reduktimit të dëmit, Philip Morris është një kompani që ka kaluar biznesin tradicional te cigareve në një biznes me alternativa potencialisht më pak të dëmshme, në mënyrë që të krijojë ndryshim pozitiv dhe qasje më pranuese, drejt të ardhmes më të mirë.

 

Top Channel