“Titans Fight”/ Hysa e Murrja fitojnë me pikë, Alban Beqiri “uragan” ndaj kundërshtarit hungarez

14/11/2022 09:41

Mbrëmje emocionuese në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës në edicionin e tretë të “Titans Fight”, e transmetuar ekskluzivisht nga SuperSport.

Triumfe të padiskutueshme të dy boksierëve shqiptarë, të cilët ndezën pallatin e sportit në Durrës ku ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Nelson Hysa arriti të mposhtte me pikë Danny Williams në kategorinë e peshave të rënda, pas një dueli të fortë e përgjithësisht të ekuilibruar. Në përfundim të luftës, Williams njoftoi tërheqjen nga boksi.

Alban Beqiri ishte thjesht i papërmbajtshëm përballë Pal Olah të Hungarisë, të cilën e hodhi në tapet që në raundin e parë, pa i dhënë asnjë shans që të vijonte duelin.

Mbrëmjen magjike të boksierëve shqiptarë e mbylli dueli mes Ardit Murrjes dhe gjeorgjianit Khvica Gigolashvili. Në gjashtë raunde asnjë prej boksierve nuk ia doli ta hidhte në tapet kundërshtarin, por u dallua qartë se Murrja po e dominonte gjeorgjianin. Në juria, sikurse pritej, shpalli fitues me pikë Ardit Murrjen.

Top Channel