Mbreti Charles III ka publikuar një foto të re për ditëlindjen e tij.

Pamja tregon mbretin të mbështetur pas një lisi të lashtë në Windsor.

Buckingham Palace ka njoftuar se mbreti do të marrë rolin e Ranger of Windsor Great Park, një post i mbajtur më parë nga babai i tij, Princi Philip.

Mbreti do ta kalojë ditëlindjen e tij të 74-t privatisht, pa asnjë angazhim zyrtar.

Artileria Mbretërore e Kuajve të Trupave të Mbretit

Festimet ushtarake u zhvilluan me Band of the Household Cavalry duke luajtur “Happy Birthday” jashtë Pallatit Buckingham.

Përshëndetjet me armë gjithashtu ndodhën në të gjithë Londrën, me Artilerinë Mbretërore të Kuajve të Trupave të Mbretit që gjuajtën 41 herë nga Green Park.

Artileria në Tower Wharf, Londër

Një orë më vonë, artileria realizoi një përshëndetje me 62 gjuajtje nga Kulla e Londrës.

Kjo është ditëlindja e parë e mbretit që kur u bë monark pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II.

Sipas Sky News, nuk është ende e qartë nëse Mbreti do të festojë ditëlindjen e veçantë.

Nuk e dimë ende nëse mbreti do të ndjekë traditën mbretërore dhe do të festojë një ditëlindje të veçantë zyrtare në verë.

Për 260 vite, ditëlindja zyrtare e sovranit është festuar me mbi 1400 ushtarë që parakalojnë, 200 kuaj dhe 400 muzikantë së bashku, ngjarje e cila quhet  Trooping the Colour.

Top Channel