Barcelona hap memorialin në Camp Nou, 26 mijë vende për tifozët që duan të mbeten pranë klubit të zemrës Për herë të dytë brenda një javë gazeta opozitare ‘Documento’ në numrin e saj të së dielës publikon një listë të re me emrat e 38 personave politikë, gazetarë etj që duket se janë përgjuar me softwerin e ndaluar Predator dhe atmοsfera politike në vend është ndezur përsëri.
Sipas saj në listën e përgjimit, e dyta pas asaj me 33 emra javën e kaluar, janë dy ministrat e Shtetit, ndihmësat kryesorë të kryeministrit Mitsotakis, zv/ministri i jashtëm, bashkëpunëtorë të zyrës kryeministrore etj.
Në të njëjtën kohë edhe gazeta ‘To Vima’ e së dielës, deri para disa ditësh mbështetëse e qeverisë konservatore, publikon të dhëna se si është përgjuar ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias, fakt që sipas saj konsiderohet i rëndësishëm për sigurinë kombëtare.
Sa i përket skandalit të përgjimeve edhe gazetat Kathimerini, Estia, Gazeta e Redaktorëve dhe Demokracia hedhin sadopak dritë me artikujt e tyre për përgjimet, që duket se po shkaktojnë një tërmet politik në Greqi.
Zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou ka deklaruar mëngjesin e së dielës se e gjithë kjo mori publikimesh e investuar nga opozita e z. Tsipra që hedh baltë toksike, bazohet në pretendime të paargumentuara dhe rrëfime fantastike, pa asnjë provë thelbësore, të cilat më shumë e errësojnë çështjen dhe nuk e zbardhin.
Nga ana e saj partia opozitare Syriza thekson se përgjimi i Ministrisë së Jashtme të vendit është një çështje shumë serioze që vë në rrezik sigurinë kombëtare dhe se kryeministri Mitsotakis është fajtor dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për të udhëhequr vendin.
Ndërsa qeveria mohon se ka përdorur softwerin në fjalë edhe nga shërbimet e Inteligjencës së vendit, gjithë partitë opozitare kërkojnë fakte për këtë, ndërsa vetë kryeministri duket se do t’i japë një përgjigje valës së re të publikimeve, pasditen e së hënës.
Top Channel