Skënderbeu bie përballë Korabit, Luzi vazhdon ngjitjen

14/11/2022 15:55

Skënderbeu e ka mbyllur me disfatë takimin e raundit të 10-të të Kategorisë së Parë, ku përballë kishte ekipin e Korabit.

Për Skënderbeun rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Zguro, duke ekzekutuar penalltinë në minutën e 42’.

Pas këtij takimi Korabi ngjitet në vend të tretë me 17 pikë, teksa Skënderbeu qëndron në vend tëë shtatë me 13 pikë, por me korçarët që kanë një ndeshje të prapambetur.

Ndërkohë ndeshja Luzi-Besëlidhja u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të kësaj sfide që u realizua nga Merdini në minutën e 60’, ose thënë ndryshe pas plot një ore lojë.

Pas kësaj përballjeje Luzi ngjitet në vend të katërt me 16 pikë, ndërsa Besëlidhja e Lezhës qëndron në vend të 13-të ose të parafundit me 9 pikë./ Super Sport

Top Channel