Sulm ndaj civilëve në Mariupol, dënohet me 12 vite burg militanti i mbështetur nga Rusia

14/11/2022 18:14

Një militant pro-rus i quajtur “Phil” është dënuar me 12 vite burg për tradhti në Ukrainë.

Sipas shërbimit të sigurisë së vendit ai është dënuar, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë të paktën 20 herë drejt ndërtesave të larta në Mariupol.

Autori i dyshuar u kap nga forcat ukrainase në fund të prillit në rajonin e Donetskut, ndërsa tanku i tij u dëmtua dhe ai u plagos gjatë arrestimit.

Hetuesit u shprehën se militanti kishte një “karrierë të gjatë” si pjesë e Republikës Popullore të Donetskut, e cila është një territor që aktualisht mbahet nga pro-rusët dhe i aneksuar nga Rusia.

Top Channel