Tërmeti i la si në Mesjetë… Në Malbardh, “Rindërtimi” u ka dhënë vetëm grumbuj me zhavorr

14/11/2022 14:47

Në Mal Bardhë të Milotit, pasojat e tërmetit janë ende të dukshme, duke zhytur familjen e Ndue Gjini në mjerim mesjetar.

Rindërtimi për këtë familje ka mbërritur vetëm në formën e grumbujve me zhavorr, duke i lënë të kalojnë të tretin dimër në kontejnerin e dhuruar nga kisha.

Drama për këtë familje do të shtohej më tepër javët e fundit, ku djali i tyre vetëm 20 vjeç i rënduar nga kjo situatë vendos të largohet duke emigruar për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij.

Apeli i vetëm është ndërtimi sa më shpejt i shtëpisë, pasi kjo situatë e ka rënduar më tepër gjendjen shëndetësore të kryefamiljarit.

Top Channel