CR7 i zhgënjyer nga Rooney: Kritikat e tij? Ndoshta është xheloz sepse…

14/11/2022 09:03

Cristiano Ronaldo, në shpërthimin e tij ndaj klubit të Mancheter United, nuk ka kursyer as edhe një legjendë të “Djajve të kuq”, siç është Wayne Rooney, i cili shpesh e ka kritikuar CR7-ën.

“Nuk e di pse më kritikon, ndoshta sepse ai e ka mbyllur karrierën ndërsa unë po luaj ende në nivele të larta”.

Po luzitani nuk e shfrytëzoi këtë intervistë vetëm për të sulmuar “armiqtë” e tij te Manchester United.

“Familja ime është gjithçka për mua, aq më shumë për shkak të asaj që kaluam gjatë këtij viti. Mesazhet që kam marrë më kanë emocionuar, nuk e prisja kurrë. Nga Manchesteri, përkundrazi, nuk kam marrë asnjë mbështetje.”

Top Channel