Çfarë tersi për përfaqësuesen afrikane, i dëmtohen dy portierët kryesorë para Botërorit

13/11/2022 21:31

Telashe serioze për Ganën vetëm një javë nga nisja e Botërorit “Katar 2022”.

Sipas raportimeve që vijnë nga vendi afrikan, përfaqësuesja afrikane ka mbetur pa portier. Joojo Wollacott, zgjedhja e parë e stafit teknik të Ganës për portën nuk do të përfshihet në listën përfundimtare për shkak të një frakture në gisht.

Përveç tij, në Botëror do të mungojë edhe mesfushori Idrissu Baba, mesfushor i Mallorcas për shkak të një problemi muskulor. Problemi i Ganës është se për momentin është i dyshimtë edhe Richard Ofori, portieri i dytë i kësaj përfaqësueseje.

Top Channel