E enjte, 22 Dhjetor 2022
18:58
Reperi i njohur Lil Wayne paditet nga ish-kuzhinierja e tij!

Reperi i njohur Lil Wayne po përballet me një padi prej 500 mijë dollarësh nga ish-kuzhinierja e tij Morghan Medlock, e cila pretendon se reperi e ndërpreu kontratën e saj gabimisht pasi ajo duhej të kujdesej për djalin e saj të plagosur.

18:45
Sulmet ruse në qytetin e Ukrainës, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hodhën 15 predha në qytetin ukrainas të Chasiv Yar.

18:33
Si të jeni të sigurt gjatë udhëtimit me makinë në zonat me borë

Nëse jetoni në zona me borë, ose po planifikoni të udhëtoni ka disa gjëra që duhet të mbani mend në mënyrë që të qëndroni të sigurt.

18:17
Portugalia këmbëngul për Mourinhon, Roma s’e lejon

Nga Portugalia insistojnë, Mourinho po mendon ende për stolin e kombëtares portugeze.

18:07
Farat e mandarinave, pse çmohen nga mjekësia popullore

Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë.

17:56
Prezantuesi i FoxNews thotë se Zelensky erdhi në SHBA ‘i veshur si pronar klubi striptize, për të kërkuar para’ (fotot)

Ana e djathtë e politikës në SHBA kanë kritikuar dje presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për paraqitjen me veshje ushtarake gjatë vizitës historike në Shtëpine e Bardhë e Kongresin e SHBA, ku ai u lut për të tjera fonde për përpjekjen e luftës së Kievit.

17:53
Mbi 40 shqiptarë ilegalë u deportuan sot nga Britania e Madhe në Shqipëri, Daily Mail: 32 prej tyre kriminelë të dënuar në total me 89 vite burg

Më shumë se 40 kriminelë dhe emigrantë shqiptarë që u përpoqën të hynin në Britaninë e Madhe me varkë, janë kthyer në vendin tonë pasi janë dëbuar nga Britania e Madhe.

17:49
Debati i ashpër në Kuvend/ Grupi i PD kërkon masë disiplinore ndaj Ramës

Grupi i PD-së ka kërkuar masë disiplinore ndaj kryeministrit Edi Rama pas debatit me ofendime në seancën plenare të kësaj të enjteje.

17:47
Turqia: Suedia ende duhet të plotësojë kritere për t’iu bashkuar NATO-s

Turqia tha se vlerëson hapat që deri më tani ka ndërmarrë Suedia për të marrë miratimin e Ankarasë për t’iu bashkuar NATO-s.

17:32
​SHBA vendos sanksione ndaj anijeve ruse

SHBA vendosi sanksione ndaj 10 ndërmarrjeve detare ruse sot për pjesëmarrjen e tyre në operacionet ushtarake ruse kundër porteve të Ukrainës, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit.

17:23
Çdokush dëshiron të qëndrojë larg ushqimeve kalorike, por pak munden/ Ka një mënyrë si të shpëtoni nga kjo varësi!

Nëse jeni duke kërkuar për një ndihmë të vogël për të ndihmuar veten të qëndroni larg ushqimeve të padëshiruara, hulumtimi i ri i publikuar në “Clinical Psychological Science” nga Universiteti i Minesotës ka një truk të vogël për të gjithë ju.

17:23
​Gjykata Evropiane: Spanja fajtore për ndotje të lartë të dyoksidit të azotit

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi sot se Spanja lejoi nivelet e ndotjes së dyoksidit të azotit (NO2) të tejkalojnë sistematikisht standardet e BE-së në Madrid dhe Barcelonë midis 2010 dhe 2018.

17:16
Emi Martinez ose ndryshe “Njeriu i Momentit”/ 5 kuriozitete që nuk i dinit për portierin e Argjentinës

Argjentina u shpall Kampione e Botës për të tretën herë në historinë e saj teksa Katar triumfuan ndaj Francës.

17:15
Burri i kërkon fqinjes së re të paguajë faturën e gardhit të ngritur nga ai vite më parë në Australi (fotot)

Një burrë në Australi i ka dërguar faturën dhe kërkon nga fqinja pagesën $500 për një gardh që ai ka ngritur vetë në vitin 2005.

17:14
Turqia: Suedia ende duhet të plotësojë kritere për t’iu bashkuar NATO-s

Turqia tha se vlerëson hapat që deri më tani ka ndërmarrë Suedia për të marrë miratimin e Ankarasë për t’iu bashkuar NATO-s. Por, Stokholmi nuk është as në “gjysmë të rrugës” për të përmbushur listën e zotimeve që Ankaraja ka kërkuar në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në aleancë, tha kryediplomati turk.

17:10
I dëmtuar prej tetorit, Napoli “buzëqesh” me rikthimin e Rrahmanit

Amir Rrahmani ishte jashtë fushave të blerta prej muajit tetor teksa vuante një dëmtim në tendinë, i marrë në ndeshjen ndaj Cremonese në transfertë.

17:08
Jetëgjatësia në SHBA në nivelin më të ulët në 25 vjet

COVID-19 dhe mbidozat e drogës çuan në një vit të dytë radhazi të përkeqësimit të jetëgjatësisë në SHBA, më e ulëta në 25 vjet, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve.

17:06
Zelensky i drejtohet amerikanëve: Ndihma juaj është investim në sigurinë globale

Presidenti Volodymyr Zelenskyy foli para ligjvënësve amerikanë në Kongres dhe u takua me Presidentin Joe Biden të mërkurën në një vizitë të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara, ku i bëri thirrje partnerit kryesor ndërkombëtar që të vazhdojë mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

16:47
Debat i fortë Kuvend, Bardhi përjashtohet nga seanca/ Deputeti: E kë shndërruar Gjykatën në seksion të PS-së, je legen! Rama: Ti je një palaço cirku

Debati i ditës së sotme në Kuvend mes kryeministrit dhe deputetit të PD-së Gazemnt Bardhi, ka degraduar në përdorimin e ofendimeve. 

16:47
Coronavirus/ OBSH: Spitalet e Kinës po mbushen

Spitalet në Kinë duket se po mbushen mes shqetësimeve për një valë të re Covid-19 që godet vendin, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

16:47
SHBA: Koreja e Veriut u ka dërguar armë mercenarëve rusë

Inteligjenca amerikane pretendon se Koreja e Veriut i ka dërguar armë Grupit Wagner.

16:43
Greva e ambulancave/ Bari britanik ‘paguan taksinë drejt spitalit në rast ataku kardiak’ prej hamburgerave me 8,000-kalori në ofertë (fotot)

Greva kombëtare e mjekëve të ambulancave në Britani ka bërë që bizneset “të përshtaten” në mënyra të ndryshme për problemet e papritura shëndetësore, sidomos ato me abuzimin e ushqimit dhe të pijeve.

16:37
‘El Chapo i Azisë’ ekstradohet në Australi

Mbreti më i kërkuar i dyshuar i drogës në Azi është ekstraduar në Australi, ku ai përballet me burgim të përjetshëm.

16:35
Kanceri i ‘Legjendës së Brazilit’ Pele ka avancuar, thotë spitali

Kanceri i Peles ka përparuar, ka konfirmuar një deklaratë nga spitali i Sao Paulos ku po trajtohet legjenda 82-vjeçare braziliane.

16:34
Sot ndeshja Real Madrid-Vllaznia/ Me ndeshjen e mbrëmjes vajzat shkodrane mbyllin pjesëmarrjen në Evropë

Në arritjen e saj historike të pjesëmarrjes mes 16 më të mirave të Europës Vllaznia e femrave mbyll mbrëmjen e sotme ndeshjen 6 dhe të fundit të kësaj faze grupesh në Champions League.

16:33
Avokati i popullit/ Rama: Kaq keq u katandisët sa zgjodhët vulëhumburin e PD-së, s’kemi vendosur akoma asnjë emër

Zgjedhja e avokatit të popullit, është bërë në burim debatesh në parlamentin e Shqipërisë ditën e sotme.

16:32
Riktheu kombëtaren në Kupën e Botës, Polonia largon ish-trajnerin e Legias

Federata Polake e Futbollit njofton se nuk do të rinovojë kontratën e trajnerit Czesław Michniewicz.

16:25
Si parashikohet të mbyllet ky vit për secilën nga shenjat e zodiakut

Fundi i këtij viti përfundon me Mërkurin në prapavijë, i cili shkon retrograd më 29 dhjetor.

16:25
Transkripti i komentit ofenduese të kryeministres së Zelandës së Re ndaj deputetit shitet për 100,000 dollarë

Një kopje e nënshkruar e një transkripti të kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern që fyente një lider të opozitës është shitur për më shumë se 100,000 dollarë.

16:24
“Po shndërroni procesin e përzgjedhjes së anëtarit të GJK në proces mafioz”, Bardhi e Alibeaj: Doni të zgjidhni njeriun tuaj, Ardian Dvoranin

Deputetët Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj hodhën akuza se maxhoranca po e shndërron procesin e përzgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në një proces mafioz dhe korruptiv.

16:15
Britaniku që nuk gjente dot dentist, shkul vetë 11 dhëmbë dhe i ruan në kavanoz (fotot)

George Glinos vendosi të hiqte vetë dhembët e tij prej dhimbjeve të mëdha dhe pamundësisë për të gjetur dentist shtetërorë, pasi sipas tij “asnjë nuk ishte i interesuar për pacientë të rinj”.

16:05
Serbia: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme, po presim përgjigjen e KFOR-it

Situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë, tha më 22 dhjetor sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq.

16:04
‘Trooping the Colour’/ Role të reja mbretërore për Kate dhe Camilla

Princeshës së Uellsit dhe Queen Consort u janë dhënë role ushtarake ceremoniale si pjesë e planeve për “Trooping the Colour” të parë të mbretit.

15:57
Turqia rrit pagën minimale/ Erdogan: Inflacioni do ngadalësohet deri në 2023

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi të enjten se paga minimale në Turqi do të rritet në 55% duke filluar nga viti 2023.

15:50
Eulex: Situata, e paqëndrueshme/ Serbët në protestë për policin e arrestuar

Në ditën e 13 të bllokadave serbët organizuan një protestë të enjten, siç thanë ata kundër terrorit të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

15:49
Po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, në pranga 30-vjeçari

Në një aksident rrugor është arrestuar M. Rr., 30 vjeç, i cili po drejtonte pa leje drejtimi një motomjet dhe u përplas me automjetin me drejtues Gj. Ç.

15:48
Dy kontrollorë të plagosur me thikë pranë aeroportit gjerman para se policia të qëllojë sulmuesin (fotot)

Dy njerëz u plagosën mbrëmë me thikë në një stacion treni pranë një aeroporti kryesor në Gjermani, pas konfrontimit të një pasagjeri me kontrollorët që i kërkonin të mbante maskë në fytyrë.

15:38
Pa rrugë, pa shkollë, pa drita/ Në Selixë të Matit nuk ka as Shëndetësi, në izolim prej 30 vitesh

Fshati Selixë në Mat është i izoluar prej tre dekadash.

15:25
Video/ Argjendari italian vret me armë dy grabitësit që i bastisën dyqanin dhe i lidhën të bijën (fotot)

Pronari i një argjendarie në veri të Italisë ka hapur zjarr ndaj një grupi grabitësish që bastisën dyqanin e tij dhe ndërkohë i lidhën të bijën nga duart.

15:25
Serbia furnizuesi më i madh i grurit në Shqipëri, ndiqet nga Rusia dhe Ukraina

Kur shpërtheu lufta në Ukrainë, tregtia globale e drithërave u trondit fort, duke nxitur frikën për mungesë furnizimesh në shumë vende, mes tyre edhe Shqipëria.

15:13
Micotaqis, vizitë në jug/ Kryeministri grek shkon  në Himarë! Në Dropull shoqërohet nga Rama

Pas 31 vitesh nga vizita e babait ish kryeministrit Kostandinos Micotakis, të mërkurën e 22 Dhjetorit, në prag të Krishtlindjes, ishte radha e të birit, kryeministrit aktual të Greqisë Kyriakos Mitsotakis të mbërrinte në Himarë, Finiq dhe Dropull.

15:03
SPAK shkeli ligjin me Ahmetajn/ Juristët: U shkel neni 149 i Kodit të Procedurës Penale për administrimin e provave

Prokuroria e Posaçme ka vepruar në kundërshtim me nenin 149 të Kodit të Procedurës Penale duke mos administruar të gjitha provat që ndodheshin në dosjen e inceneratorëve, duke lënë jashtë përgjegjësisë penale ish ministrin e Financave.

15:01
Virale në rrjet, stjuardesa konfliktohet me pasagjerin, debati degjeneron në ofendime!

Së fundmi, një video e regjistruar gjatë një fluturimi nga Stambolli në Nju Delhi është bërë virale orët e fundit.

14:45
Flick gjen fajtorin për zhgënjimin e Gjermanisë, në një mendje me Macron

Kupa e Botës për Gjermaninë u shenjua më tepër nga hije, në të gjitha aspektet.

14:33
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Është më i miri dhe më i shëndetshmi, blije këtu dhe ndihmo një familje të zonës

Teksa po afrojnë festat e fundvitit, në Baldushk u hap sot, për të gjashtin vit radhazi, tregu tradicional i gjelave të detit.

14:27
Peticioni/ Në Francë mblidhen 200.000 firma, 2 arsye pse duhet riluajtur finalja e Botërorit

Populli francez nuk bie dakord me finalen e Kupës së Botës në Katar 2022, aty ku kombëtarja e tyre u mposht në finale nga Argjentina teksa vendimtare rezultuan goditjet e 11-metërshave, me lojtarët albiceleste që u treguan shumë të saktë.

14:25
Arrestohet një torturues famëkeq argjentinas i cili punoi si pedagog

Një gjykatë në Argjentinë ka dënuar me 15 vjet burg një ish-polic i cili ka punuar në një nga qendrat më famëkeqe të torturës gjatë sundimit ushtarak të vendit.

14:18
Si parashikohet të mbyllet ky vit për secilën nga shenjat e zodiakut

Fundi i këtij viti përfundon me Mërkurin në prapavijë, i cili shkon retrograd më 29 dhjetor.

14:05
Idris Elba dyfishon pasurinë e tij në vetëm një vit, ndërsa do të rikthehet si Luther për serialin e ri të Netflix!

Idris Elba ka dyfishuar në mënyrë mbresëlënëse pasurinë e tij në 11.2 milionë paund në vetëm 12 muaj duke arritur një sukses akoma më të madh në Hollywood.

13:56
Kufiri Arizona-Meksikë/ Muri i kontejnerëve do të çmontohet

Autoritetet në shtetin amerikan të Arizonës kanë rënë dakord të heqin një mur të përbërë nga kontejnerë transporti në kufirin me Meksikën.

13:50
Jo vetëm si futbollist, CR7 në Arabi edhe për një rol të veçantë jashtë fushe

E ardhmja e Cristiano Ronaldo është vendosur. Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë lojtari më i ri i klubit Arab, Al-Nassr.

13:46
Presidenti maqedonas: Nuk ka drejtësi pa rënë gjykatës dhe prokurorë në burg

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij vjetor, të enjten, para deputetëve kritikoi pushtetin gjyqësor por edhe politikanët dhe institucionet tjera për praninë e lartë të korrupsionit në Maqedoni të Veriut.

13:34
Stafi futi foshnjën e pajetë bashkë me çarçafët në lavatriçe, dëshmia tronditëse e babait: Tmerri më i madh që mund të shikoja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku një foshnjë e lindur pa shenja jete është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.

13:33
Sheshi i Dropullit do mbajë emrin dhe bustin e ish-kryeministrit grek, Rama -Mitsotakis: Jep fjalën se do vish ta inagurojmë

Sheshi i Dropullit do të marrë emrin e ish-kryeministrit grek Konstandino Mistotakis, babait të Kyriakos Mitsotakis i cili po ka qenë për vizitë në Shqipëri 30 vite më parë.

13:12
Klubi i Premier League ndërhyn në merkaton e Interit, në garë për sulmuesin e Francës

Marcus Thuram tregoi në Botërorin e Katarit se mund të jetë një pikë e mirë referimi në sulm.

12:59
Pas spekulimeve për një lidhje me Gigi Hadid, Leonardo DiCaprio shfaqet në krahët e dikujt tjetër!

Spekulime në lidhje me një romancë të mundshme midis aktorit Leonardo DiCaprio dhe supermodeles Gigi Hadid tërhoqën vëmendjen e mediave rozë gjatë muajit shtator, por mesa duket  kjo lidhje u zbeh paksa kohët e fundit.

12:52
“Kur xhirohej një film”/ Filmi i Xhanfize Kekos bëhet pjesë e Filmotekës Spanjolle

Ka pesëmbëdhjetë vjet që  regjisorja Xhanfise Keko u nda nga jeta.

12:43
Vuçiç mbështet serbët në veri dhe u bën thirrje të ruajnë paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se serbët në veri të Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre.

12:34
Emigrimi u trefishua/ Nga 2015 në Francë dhe Gjermani, tre herë më shumë shqiptarë

Gjermania dhe Franca janë shtetet e BE-së që shqiptarët po preferojmë më shumë për të emigruar, në këtë cikël të ri të emigracionit, duke i zënë kështu vendin Greqisë dhe Italisë që në vitet ’90 pritën fluksin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

12:34
Lëvizte me armë zjarri me vete në Shkodër, 15-vjeçari ishte kthyer në shqetësim për banorët

Një 15-vjeçar është marrë nën hetim në gjende të lirë nga policia në Shkodër, pasi është konstatuar duke lëvizur me armë zjarri.

12:21
Kryeministri grek në Shqipëri/ Mitsotakis në Himarë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillon sot një vizitë në Shqipëri, ndërsa është përqendruar në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.

12:19
Chelsea i ofron rinovimin portierit, Mendy ofendohet dhe refuzon

Drejtuesit e Chelsea-t kërkojnë të rinovojnë kontratën e portierit Edouard Mendy, teksa kontrata aktuale e senegalezit përfundon në vitin 2025.

12:08
Mehmeti: 3 deri 4 për qind rritje ekonomike më 2023 për Kosovën

Kosova pritet që të ketë një rritje ekonomike prej 3 deri në 4 për qind gjatë vitit 2023. Kështu deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në konferencën e fundvitit.

12:01
“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Zelensky në SHBA: Jemi gjallë dhe po rezistojmë

Ukraina është “gjallë dhe vazhdon të rezistojë” e nuk do të dorëzohet kurrë, kështu tha Presidenti Volodymyr Zelensky, para ligjvënësve amerikanë në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga pushtimi rus.

11:53
Qytetarët serbë protestojnë sot në veri të Kosovës, EULEX në gatishmëri

Në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, qytetarët serbë kanë nisur të protestojnë kundër, siç thanë, kundër “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

11:48
Makina, apartamente e biznese/ Prokuroria Lushnjë konfiskon pasuritë e tre personave

Prokuroria Lushnjë ka marrë vendimin për të konfiskuar pasuritë e tre personave, pasi pas hetimeve ka rezultuar se burojnë nga veprimtari të paligjshme.

11:46
Aksident me vdekje në Papër të Elbasanit, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Papër.

11:38
Brescia shkarkon trajnerin spanjoll dhe emëron një italian në krye të pankinës

Pep Clotet nuk është më trajner i Brescias. Spanjolli që mori drejtimin e “dallëndysheve” në Serinë B, me misionin për t’i rikthyer në elitë, dështoi që në muajt e parë, duke mos arritur të marrë rezultatet e duhura.

11:37
Festat e Fundvitit/ Nis fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit

Nis fluksi i fundvitit në portin detar të Durrësit nga emigrantët që zgjedhin ti kalojnë festat pranë të afërmve të tyre.

11:35
Debati Tabaku-Ibrahimaj, Spiropali: Mos të guxojë askush të lëshojë baltë! Bardhi: Të sjell dhe fakte

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me tone të ashpra tha se askush s’duhet të guxojë të hedhë baltë, pas debatit mes deputetes Jorida Tabaku dhe ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

11:22
“Krishtlindjet më të ftohta në dekada”/ Moti polar ‘mbërthen’ SHBA-në

Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë, mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit, thonë sinoptikanët.

11:21
Dhuratat perfekte për të dashurit tuaj këto festa!

Sezoni i shkëmbimit të dhuratave ka mbërritur zyrtarisht, dhe ne krenohemi që kemi një ide dhurate për  çdo person në listën tuaj.

11:17
Luftë e re në horizont? Kina dërgon 39 avionë luftarakë, 3 anije drejt Tajvanit në 24 orë

Ushtria e Kinës dërgoi 39 avionë dhe tre anije drejt Tajvanit në një shfaqje force 24-orëshe kundrejt ishullit, tha të enjten ministria e mbrojtjes e Tajvanit.

11:16
SPAK përfundon hetimet për ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, kërkon konfiskimin e pasurive të Guxim Zenelajt

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ish gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajn.

11:11
“Erdhe nga rruga u bëre ministre e paaftë”/ Plas debati në Kuvend mes Tabakut dhe Ibrahimajt: Opozita e vulës shpif

Ka nisur me debat të fortë seanca e sotme plenare në Kuvend mes ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe deputetes së PD Jorida Tabaku.

11:11
Lirohet nga burgu “Gjarpri”, vrasësi serial famëkeq francez

Një vrasës serial francez i portretizuar në një dokumentar të BBC-së me nofkën Gjarpri do të lirohet nga një burg nepalez, pas një vendimi gjykate.

11:03
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata rrëzon kërkesën e Paplekajt, gjyqi zhvillohet në Elbasan

Procesi gjyqësor për Pjerin Xhuvanin i vrarë më 21 prill 2021, do të zhvillohet në Elbasan pasi Gjykata e Lartë vendosi se nuk do të transferohet në asnjë qytet tjetër.

10:55
“Pse e kthejmë në ferr jetën e bujqve?!” Braçe: Mendoni një vajzë vetëm 15 vjeç që çohet në tre të mëngjesit

Deputeti Erion Braçe sërish u ka dalë në mbrojtje bujqve gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit.

10:54
Mbante armë pa leje, arrestohet në Krujë 31-vjeçari

Një 31-vjeçar u kap në  flgrancë pasi po lëvizte me armë zjarri me automjetin e tij në rrugët e Krujës.

10:40
Përgatitjet e Ukrainës për mundësinë e një ofensive tokësore nga Bjellorusia

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Bjellorusinë të hënën dhe sipas zyrtarëve në Kiev dhe ekpertëve, kjo vizitë është një përpjekje për t’i bërë trysni Presidentit Alexander Lukashenko që t’i bashkohet një sulmi tokësor, që mund të nisë nga Bjellorusia.

10:35
Apeli shtyn sërish seancën për PD, kërkohet përjashtimi i gjyqtares së çështjes

Seanca gjyqësore për bashkimin e dy statuteve të PD-së që ishte parashikuar të mbahej sot në Gjykatën e Apelit është shtyrë për të të disatën herë dhe pritet të mbahet më 17 janar.

10:21
Sfidat e aktorëve të cilët duhet të shtojnë kilogramë për të luajtur një rol, dieta që ndoqi Renee Zellweger për t’u rikthyer në formë

Aktorja e njohur Renee Zellweger me kalimin e viteve shtoi shumë në peshë dhe më pas përmes një transformimi të pabesueshëm humbi 48 kilogramë.

10:15
Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për përdhunim

Tre të dënuar për përudhim seksual u ekzekutuan në burgun Adel Abad në qytetin iranian të Shirazit raportoi gazeta Etemad.

10:11
UEFA merr vendimin, dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi

Pasi e eliminuan dy herë nga Kupa e Botës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të udhëtojnë drejt Serbisë më 25 mars, por jo për t’u përballur me përfaqësuesen vendase.

09:58
Schalke nis merkaton, merr nga Mainz mesfushorin e talentuar gjerman

Schalke 04 u rikthye në Bundesligë, por jo ashtu siç pritej, pasi deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit mori vetëm 9 pikë, duke mbetur në vendin e fundit të renditjes.

09:49
Kryeministri grek në Himarë, pritet nga banorët

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është pritur nga banorë të zonës, ndërsa po viziton shkollën greke,“Omiron”.

09:41
Kryeministri grek Mitsotakis mbërrin me helikopter ushtarak në Himarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo ka mbërritur në Himarë.

09:24
Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano

Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme përplasi për vdekje të miturin Elio Hamiti, i cili po lëvizte në këmbë në Llogara.

09:21
Conte bën rezistencë, refuzon ofertën e Tottenham

Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që binden lehtësisht për të rinovuar kontratën.

09:13
Furnizimi i parë me gaz të lëngshëm futet në rrjetin e gazit të Gjermanisë

Terminali i parë i importit të gazit natyror të lëngshëm në Gjermani ka filluar punën. Për herë të parë, LNG tani po futet në rrjetin gjerman të gazit si pjesë e një faze testimi. Gjërat po lëvizin edhe në Lubmin.

09:06
Tentoi të digjte me benzinë një lokal në Fier, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar i cili tentoi të digjte një lokal mbrëmjen e djeshme në Fier, është arrestuar nga policia.

09:00
Interi përgatit ndryshime në skuadër, gati të sakrifikohen tre titullarë

Vetëm shitja e mundshme e Dumfries nuk mjafton që Interi të dalë nga situata e vështirë ekonomike, ndaj drejtuesit zikaltër janë duke përgatitur një revolucion në ekip, për të rritur arkëtimet dhe ulur ndjeshëm nivelin e pagave.

08:49
Zelensky para Kongresit: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të SHBA-së që të vazhdojnë ta mbështesin vendin e tij me ndihmë ushtarake dhe financiare, derisa lufton për ekzistencë kundër një Rusie revanshiste.

08:40
Përmirësohen parashikimet për ekonominë gjermane

Atmosfera ka ndryshuar së fundi në mesin e sipërmarrjeve dhe firmave gjermane – për të mirë në tre muajt e fundit. Kështu thuhet në sondazhet e institutit të njohur Ifo.

08:32
Netanjahu njofton se ka formuar qeverinë e re

Benjamin Netanjahu njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur të formojë me sukses një koalicion të ri për të qeverisur Izraelin.

08:23
Kriza energjetike, Japonia drejt energjisë bërthamore

Japonia miratoi një politikë të re që promovon përdorimin më të madh të energjisë bërthamore për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike mes mungesave globale të karburanteve dhe për të reduktuar emetimet e karbonit.

08:16
Sot dita e Ochoas, pritet mbërritja në Itali dhe firma me klubin e Serisë A

Guillerme Ochoa është gati për aventurën e radhës në Europë. Portieri 35-vjeçar meksikan i ka dhënë lamtumirën klubit të Americas, pas tre sezonesh atje dhe pritet të zbarkojë në Itali gjatë ditës së sotme.

08:12
U përplas me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës 17-vjeçari i cili u përplas për vdekje me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

08:05
Temperaturat zbresin në -1°C, parashikimi i motit për këtë të enjte

Deri në orët e mesditës parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në ultësirën perëndimore dhe në një pjesë të mirë të zonave malore në vendin tonë.

E mërkurë, 21 Dhjetor 2022
23:08
Kualifikohen United dhe Nottingham, penalltitë “fikin” ekipin e De Zerbit

Manchester United, Nottingham Forest dhe Brighton janë skuadrat e radhës që siguruan çerekfinalet e EFL Cup duke iu bashkuar Neëcastle, Wolves, Leicester City dhe Southamton, ndërkohë që çerekfinalisti i tetë do të mësohet nga dueli i zjarrtë Manchester City-Liverpool (e enjte, 21:00, SuperSport).