Debat i fortë Kuvend, Bardhi përjashtohet nga seanca/ Deputeti: E kë shndërruar Gjykatën në seksion të PS-së, je legen! Rama: Ti je një palaço cirku

22/12/2022 16:47

Debati i ditës së sotme në Kuvend mes kryeministrit dhe deputetit të PD-së Gazemnt Bardhi, ka degraduar në përdorimin e ofendimeve. 

Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj, u detyrua të ndërpresë për disa sekonda seancën dhe të opërjashtojë Bardhin për sot, në mënyrë që të qetësoheshin gjakrat në Parlament.

Debati erdhi pasi Bardhi akuzoi kryeministrin Rama duke i thënë se Gjykatën Kushtetuese e ka shndërruar në një seksion të PS-së, gjë e cila e nevrikosi kryeministrin, ku ky i fundit e quajti Bardhin palaço cirku, ndërsa ai ia ktheu duke i thënë “legen”.

Bardhi: A i le oligarkët tani u përqendrove te mafiozët

Rama: More zotëri të çohet personi e të thotë mua më ka intimiduar.

Bardhi: Ti i ke çuar për ta shndërruar gjykatën kushtetuese në seksion të PS-së.

Rama: Ti je palaço.

Alibeaj: E dëgjoni drejtuese seancës.

Felaj: Patjetër që e dëgjoj siç ju dëgjova juve dje, keni mbërritur në pikën t’ju hiqet e drejta e fjalës.

Rama: Ti je një palaço cirku.

Bradhi: Ti je një legen.

 

Top Channel