Spitalet në Kinë duket se po mbushen mes shqetësimeve për një valë të re Covid-19 që godet vendin, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Dr Michael Ryan thotë se njësitë e kujdesit intensiv (ICU) janë të zëna, pavarësisht se zyrtarët thonë se numrat janë “relativisht të ulët”.

Shifrat e Kinës tregojnë se nuk ka viktima nga Covid të mërkurën, por ka skepticizëm për ndikimin e vërtetë të sëmundjes.

Ditët e fundit spitalet në Pekin dhe qytete të tjera janë mbushur plot, ndërsa rritja e fundit Covid godet Kinën.

Numri i rasteve është rritur që pas heqjes së masave të rrepta. Pavarësisht rritjes, shifrat zyrtare tregojnë se vetëm pesë persona vdiqën nga Covid të martën dhe dy të hënën.

“Në Kinë, ajo që është raportuar është një numër relativisht i ulët i rasteve në ICU, por anekdotikisht ICU-të po mbushen”, tha shefi i urgjencave të OBSH-së Dr Ryan.

“Ne e kemi thënë këtë për javë të tëra se ky virus shumë infektiv do të ishte gjithmonë shumë i vështirë për t’u ndalur plotësisht, vetëm me masa shëndetësore publike dhe sociale”, shtoi ai.

Kancelari Olaf Scholz  bëri presion që vaksinat gjermane të vihen në dispozicion të qytetarëve kinezë. Është vaksina e parë e huaj kundër Covid-19 që do të dorëzohet në Kinë, megjithëse nuk janë publikuar detaje për kohën apo madhësinë e dorëzimit.

 

 

Top Channel