Arrestohet një torturues famëkeq argjentinas i cili punoi si pedagog

22/12/2022 14:25

Një gjykatë në Argjentinë ka dënuar me 15 vjet burg një ish-polic i cili ka punuar në një nga qendrat më famëkeqe të torturës gjatë sundimit ushtarak të vendit.

Mario Sandoval, 69 vjeç, u shpall fajtor për rrëmbimin dhe torturimin e studentit të majtë Hernán Abriata, i cili u zhduk në vitin 1976 dhe supozohet se ka vdekur.

Sandoval është akuzuar për pjesëmarrje në zhdukjen dhe torturimin e qindra aktivistëve të krahut të majtë gjatë sundimit ushtarak të Argjentinës nga viti 1976 deri në vitin 1983 por gjyqi trajtoi vetëm një rast.

Ai u dërgua në Esma, e cila ishte qendra më e madhe klandestine e paraburgimit në Argjentinë. Të arrestuarit  u torturuan, ku  shumë prej tyre më vonë u droguan dhe u hodhën nga avionët në det.

Të mbijetuarit thonë se  Sandoval ishte një nga torturuesit më famëkeq që ka punuar në Esma.

Sandoval u largua nga Argjentina pas përfundimit të sundimit ushtarak dhe u vendos në Francë, ku u bë pedagog në universitet.

Vetëm në vitin 2008, pedagogu Sandoval u identifikua si ish-polici i dyshuar se kishte rrëmbyer dhe torturuar qindra aktivistë të majtë.

Pas një beteje të gjatë ligjore, gjykata e lartë administrative e Francës vendosi se ai mund të ekstradohej në vendin e tij, sepse krimi për të cilin akuzohej ishte kryer në Argjentinë, kur ai nuk kishte ende nënshtetësi franceze.

Top Channel