E mërkurë, 01 Mars 2023
22:40
“Elena kishte dëshmuar se kishte frikë, nuk e lajmëruan për lirimin e tij”/ Shpërthen gazetarja Hoxha: Këta të dështuar nuk i ndalën vrasjet, mbrojtën kriminelin

Detaje të tjera janë bërë me dije në lidhje me vrasjet që u kryen ditën e sotme në periferi të Tiranës, ku tre gra mbeten të vdekura. 

22:40
Zelensky: Situata në vijën e frontit është nën kontroll

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e tij kanë “nën kontroll çdo zonë që gjendet në vijën e frontit”. Gjatë adresimit në mbrëmjen e 1 marsit, ai shtoi se civilët po vazhdojnë të vuajnë “nga terrori i qëllimshëm” i Moskës, që po sulmon infrastrukturën civile.

22:34
“Vrasësi u përkëdhel nga drejtësia”, Anila Hoxha: Dan Hutra është dështim total i të gjitha hallkave të drejtësisë

E revoltuar në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi ditën e sotme në periferi të Tiranës dhe me ‘paralizën’ e policisë në ato momente që nuk arriti të parandalonte masakrën, gazetarja Anila Hoxha është shprehur se vrasësi ishte i përkëdhelur nga drejtësia dhe se ai është dështim totali të gjitha hallkave të drejtësisë.

22:21
“Audiot i ka familja e Aleks Nikës”/ Artan Hoxha në “Top Story”: Vrasjet e 21 janarit nuk janë bërë nga pakujdesia por me dashje

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme në Top Story më lidhje me ngjarjen e 21 janarit, ku ka treguar detaje ekskluzive të pathëna më parë.

22:10
Partia hungareze Fidesz mbështet pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

22:05
Liverpool kërkon Van Dijk-un e ri, dy mundësi për “The Reds”

Liverpooli i Jurgen Klopp është në kërkim të një qendërmbrojtësi të nivelit të Virgil van Dijk.

21:45
Inside Story/ “Kokë lopa” që fikte radarët, zbulohen policët që ruanin drogën e “Lanit”

Aksioni ndërkombëtar “Shpirti” nxori zbuluar implikimin e disa zyrtarëve në linjën e trafikut.

21:41
Inside Story/ Bllokimi i ngarkesës nga policia, zbulon atentatin me tritol ndaj anëtari të bandës

Dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, zbulojnë edhe konfliktet mes trafikantëve.

21:37
Inside Story/ Prokurori i antimafias: Grupet puljeze pikë referimi për organizatat shqiptare

Dëshmitë dhe përgjimet permanente të strukturave hetimore zbuluan dhjetëra episode trafiku.

21:37
Lideri i Bjellorusisë ‘mbështet plotësisht’ planin e Kinës për paqen në Ukrainë

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko i tha sot homologut të tij kinez Xi Jinping se vendi i tij “mbështet plotësisht” propozimin e Pekinit për fundin e luftës në Ukrainë.

21:32
Inside Story/ “Shpirti”, i penduari zbulon si trafikonte “Lani” tonelata kanabis

Mariglen Shusha, i konsideruar si një prej organizatorëve të trafikut gjatë operacionit “Shefi”, pranoi të bashkëpunonte me autoritetet në Itali. Ishte ky personazh që zbuloi bashkëpunimin me oficerë policie dhe prokurorë, lidhje të cilat do ti zbërthejmë pak më poshtë me prova të papublikuara më parë.

21:31
Inside Story/ Prokurori i antimafias: Organizatat shqiptare raporte barazie me atë italiane

Në vitin 2017, u krijua një grup i përbashkët hetimor ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Barit.

21:21
Vijojnë tensionet në Izrael, përplasje mes policisë dhe banorëve

Situatë në Izrael vijon të mbetet e tensionuar, pasi Në Tel Aviz ka pasur tensione midis banorëve vendas dhe policisë.

21:18
Inside Story/ Prokurori italian: Bandat shqiptare janë përhapur në të gjithë botën

Një “shef” që pendohet, tonelata kanabisi të sekuestruara, një organizatë e fuqishme që shkatërrohet nga themelet. Operacioni “Shpirti” i finalizuar në Korrik 2021 nuk ishte i veçantë vetëm prej emrit.

21:16
Mjeti përplas për vdekje 40-vjeçaren në aksin Tiranë-Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 40-vjeçare ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

21:15
Aksident në Korçë, dëmtohen dy persona

Korçë/Informacion paraprak Më datë 01.03.2023, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 17, në unazën e qytetit, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O. R., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Dh. N. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi Dh. N. dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spitalin […]

21:11
Blinken hedh dyshime mbi seriozitetin e angazhimit rus dhe kinez, për paqe në Ukrainë

Blinken hedh dyshime mbi seriozitetin e angazhimit rus dhe kinez, për paqe në Ukrainë

20:48
Shkup, Forumi Ekonomik Rajonal mbledh drejtues të Ballkanit perëndimor

Në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik rajonal ku morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe një numër diplomatësh e ekspertësh për të diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e energjetikës, ekonomisë dhe sigurisë.

20:40
Fiks Fare/ Prej 4 muajsh aparatura e thërrmimit të gurëve në veshka nuk punon! Në 1 vit janë shpenzuar 10 mln lekë për riparimin e saj

Fiks Fare ndoqi ankesën e një qytetareje 47 vjeçare, paciente e cila vuan prej gurëve në veshka. Ajo ngriti shqetësimin se aparatura që bën të mundur thërrmimin e gurëve në veshka në QSUNT prej 4 muajsh nuk punon.

20:40
Memoriali i Gjergj Kastriotit “vishet” me imazhet e Besëlidhjes së Lezhës

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në Lezhe është shfaqur një muze virtual me imazhe të 2 marsit të vitit 1444, muze i cili vjen në vigjilje të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

20:35
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së: Kreu i Wagner-it, kriminel lufte

Shefi i drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, që po luftojnë në Ukrainë, është kriminel lufte.

20:29
NATO kërkon përparim të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se NATO mirëpret hapat e mëtejshëm të Kosovës dhe Serbisë në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm.

20:26
Rregullat e reja, drejt një futbolli me orë të ndalur

Futbolli bën një hap të vogël përpara drejt kohës efektive. Siç raporton “Marca”, të shtunën do të ketë një takim të IFAB-it në Londër.

20:11
Aksidenti tragjik në Greqi, reagon Begaj: Qëndrojmë përkrah me popullin grek

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në Greqi, ku mbetën të vrarë deri më tani 40 persona.

20:04
Dita kundër diskriminimit! Lufta kundër paragjykimeve nis që në shkolla

Marsi është Dita Botërore e Diskriminimit Zero.

20:03
Vrasja e tre grave, policia: Autori nuk kishte probleme psikike, nuk ka pasur informacione nga familjarë për rrezik jete

Policia ka dalë në konferencë për mediat pas arrestimit të Dan Hutrës, i cili vrau sot 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Kamëz, Paskuqan dhe Astir.

20:01
Fatkeqësi në familjen e këngëtarit Ben Kweller, djali i tij 16-vjeçar humb jetën në një aksident automobilistik!

Djali 16-vjeçar i kantautorit Ben Kweller, Dorian Zev Kweller, ka vdekur, tha këngëtarja të martën.

19:57
PD në dilemë për zgjedhjet/ Berisha ankohet për gjykatën! Meta “ofrohet” si zgjidhje

Shpresat e Sali Berishës që të marrë në Apel çelësat e partisë  duket se janë zbehur.

19:55
Arrestimi i vrasësit të tre grave në Tiranë, ministri Çuçi: Ngjarja mund të ishte shmangur nëse autori do ishte në burg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të autorit të masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutrës.

19:53
Merret në pyetje Alda Klosi! Prokurorët përballin dëshmitë me pastruesen e arrestuar për vjedhje

Ish-drejtoresha Alda Klosi dhe sanitarja shtëpisë së saj Rozeta Dobi u ballafaquan me njëra tjetrën këtu në prokurorinë e Tiranës.

19:44
Zyrtari ukrainas: Forcat tona mund të tërhiqen nga qyteti kryesor lindor

Ushtria ukrainase mund të tërheqë trupat nga qyteti lindor, Bakhmut, tha të mërkurën një këshilltar i presidentit të Ukrainës, ndërsa Rusia po kryen një ofensivë të përgjakshme, disamujore për të pushtuar qytetin.

19:41
Reforma e pensioneve në Francë, qeveria: Grevat e sindikatave janë rrezik katastrofe (fotot)

Nisma e sindikatave për “të ndaluar Francën” me greva nga 7 marsi, “rrezikon një katastrofë njerëzore, bujqësore e shëndetësore”, tha sot përfaqësuesi i qeverisë së Macron pas mbledhjes së kabinetit.

19:35
Çaji shërues i shegës dhe piperit të zi kundër gripit dhe alergjive

Piperi i zi është një erëz që përshkruhet si një ilaç shërues për organizmin.

19:26
Parlamenti hungarez debaton për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ligjvënësit hungarezë më 1 mars kanë nisur debatin lidhur me aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

19:21
Sterling nuk i ndahet Chelsea-t, sulmuesi në “borxh” me tifozët

Rahem Sterling u transferua te Chelsea nga Manchester City në merkaton e verës me “Blutë e Londrës” që paguan plot 47.5 milionë paund për shërbimet e sulmuesit.

19:12
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 qytetarë të infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

17 qytetarë janë infektuar ditëne  sotme nga Covid19. 

19:10
Ish-volejbollistja zbulon propozimin pervers të Neymarit

Keyt Alves, ish-volejbollistja dhe tani modele e Onlyfans, gjatë një episodi të Big Brother-it brazilian zbuloi një prapaskenë pikante me Neymarin, “yllin” brazilian të PSG-së:

19:08
Brenda pallatit luksoz të fshehur në pyll ku dyshohet se jetojnë Putin, e dashura gjimnaste dhe fëmijët (foto)

Të fshehur nga pjesa tjetër e rusëve, duket se në këtë vilë luksoze Vladimir Putin dhe e dashura e tij ish-gjimnaste Aina Kabaeva jetojnë si një car e carina me fëmijët e tyre, thuhet në një investigim të ri.

19:00
Video/ Aksidenti tragjik i trenave në Greqi, publikohen pamjet e momentit të ngjarjes! Flakët “pushtojnë” mjetet

Kanë dalë pamjet e momentit të përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën tragjikisht 40 persona.

18:56
Përdorën dhunë verbale dhe kërcënime/ Dy eleminime brenda ditës, Ermiona dhe Eva skualifikohen përfundimisht nga “Big Brother VIP”

Dy lojtare kanë lënë sot shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj, pasi përdorën dhunë verbale e kërcënime kundrejt banorëve të tjerë.

18:56
Vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera/ Arrestohet pas disa orësh arrati autori i masakrës në Tiranë, Dan Hutra

Pas disa orësh arratisje, është kapur dhe arrestuar autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra. Ai është kapur nga policia në Kombinat, ku fshihej prej më shumë se 6 orësh.

18:49
Ftesë në 5/ A mori fund romanca Kiara-Luiz? I ftuari: Luizi e bëri lojtare

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua krisja e raportit më të komentuar të momentit, Kiara-Luiz.

18:42
Pas Ermionës, përjashtohet nga Big Brother aktorja Eva Alikaj

Pas Ermionës nga Big Brother Vip mëngjesin e sotëm, sapo është skualifikuar nga gara edhe aktorja Eva Alikaj.

18:40
​Lufta në Ukrainë, fermerët e dëshmuar pasi po iu prishen masivisht të korrat

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se po vazhdon të shkel ligjin ndërkombëtar humanitar, duke goditur e bombarduar objekte dhe shtëpi civile.

18:32
Perëndimi fiton përparësi ndërsa përballet me Rusinë për ndikimin ndaj Serbisë

Takimi i së hënës në Bruksel, ku udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit u pajtuan për një marrëveshje të mundshme, shënon një fitore të Perëndimit, që po përpiqet të frenojë ndikimin e Rusisë ndaj Serbisë.

18:31
Zyrtare/ Struga vendos për trajnerin, prezanton Shpëtim Duron

Shpëtim Duro do të jetë pjesë e skuadrës së Strugës. Ashtu siç Supersport lajmëroi një ditë më herët, tekniku 63-vjeçar është prezantuar këtë të mërkurë nga kryesuesit e kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

18:21
Pavarësisht tërmetit shkatërrimtar, Erdogan i vendosur: Zgjedhjet do të mbahen më 14 maj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zbuluar se zgjedhjet kombëtare do të mbahen më 14 maj, duke iu përmbajtur planit të tij të mëparshëm.

18:19
Polici holandez që monitoronte ‘ballonin spiun’ zhgënjehet kur kupton që ishte glasë zogu në xhamin e makinës (fotot)

Mediat satirike britanike shfrytëzonin sot panikun e krijuar nga zhvillimet e fundit të mjeteve ajrore të spiunazhit, për të sjellë rastin e policit holandez Hicham Argani, që besonte se kishte pikasur një “objekt të paidentifikuar fluturues” në Boxtel – por që pas ekzaminimeve më të imtësishme rezultoi se ishte një tjetër lloj “kërcënimi”.

18:07
Çfarë e kërcënon sigurinë publike dhe kombëtare të Kosovës?

Qytetarët e Kosovës vlerësojnë se rreziku kryesor për sigurinë kombëtare në vend vjen nga rritja e çmimeve të mallrave, ndjekur pas nga trafikimi i drogës, kriza energjetike dhe kriza ekonomike, tregojnë të dhënat e një raporti të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

18:04
Tragjedia në Greqi/ Mbërrin në vendin ku u përplasën dy trenat ambasadorja shqiptare, po monitoron situatën

Greqia është tronditur nga një aksident i rëndë i cili deri më tani ka shkaktuar 40 viktima, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambasadorja shqiptare Luela Hajdaraga.

17:58
“Të rrosh vetë se vajzën ta vrava”/ Në 2007-tën vrau gruan me thikë në zemër, në 2003 përdhunoi kunatën, ngjarjet makabre të Dan Hutrës

Dan Hutra, 40-vjeçari i cili vrau sot me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, ishte emër më të shkuar të rëndë kriminale.

17:54
Nënstacion i ri elektrik në Vlorë/ Rama: Do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 15 mijë abonentë dhe 3 mijë biznese

Stacioni i ri elektrik i ndërtuar në Vlorë, është gati për tu vënë në funksion. Kryeministri Rama ka bërë me dije se ky stacion do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 15 mijë abonentë dhe 3 mijë biznese, duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe në uljen e humbjeve në rrjet, në këtë zonë të rëndësishme industriale […]

17:45
Gardiania e re paguhej mijëra paundë nga i burgosuri grabitës për t’i dërguar foto intime (fotot)

Një oficere burgu është burgosur në Britani pasi i dërgonte foto intime një të burgosuri, i cili e paguante rryshfet mijëra paundë për foto e objekte seksuale, dhe te tjera abuzime të detyrës së saj.

17:42
Parlamenti i Finlandës miraton ofertën për t’u bashkuar me NATO-n

Parlamenti i Finlandës ka mbështetur me shumicë dërrmuese ofertën e tij për t’u anëtarësuar në NATO.

17:36
Kurti akuzon Vuçiçin për shkelje të propozimit të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, për shkelje të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

17:20
Sëmundja nga e cila vuan Bella Hadid, të cilën të gjithë e kemi përjetuar të paktën një herë!

Supermodelja Bella Hadid ka folur për ankthin e saj të mëngjesit, të cilin e ka dokumentuar në rrjetet sociale.

17:15
Ancelotti i lumtur me sezonin e Realit: Nuk jam magjistar, por tani vjen pjesa e bukur

Real Madrid edhe në këtë sezon është në garë për të gjithë trofetë që janë në lojë.

17:11
Çifti këmben shtëpinë në Britani me ‘kështjellën’ e vjetër në Francë, që e gjejnë me gjysmë çmimi (fotot)

Një çift në Britani që ishin të lodhur nga trafiku e zhurma, kanë këmbyer shtëpinë e tyre në Kent në lindje të Londrës me një gjysmë-kështjellë të vjetër franceze që e gjetën me gjysmën e çmimit të shtëpisë së tyre.

17:00
“Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju”, si e paralajmëroi Dan Hutra një vit më parë masakrën që kreu sot në Kamëz

Dan Hutra nuk është një emër i padëgjuar për autoritetet e policisë, madje vrasjen e dyfishtë që kreu ditën e sotme e kishte paralajmëruar gati një vit më parë.

16:59
Gjigantët europianë me sytë nga Kvaratskhelia, Napoli gati të “blindojë” gjeorgjianin

Khvicha Kvaratskhelia është një nga emrat që ka spikatur më shumë këtë sezon dhe gjigantët europian janë kthyer të gjithë nga sulmuesi i Napolit.

16:54
Çfarë do të thotë udhëtimi i Blinken në Azinë Qendrore?

Antony Blinken është zyrtari i parë i kabinetit të administratës Biden që viziton Azinë Qendrore, një rajon i ish-republikave sovjetike që Moska e konsideron nën ndikimin e saj.

16:52
Atentat në Belsh/ Kapet autori, sherri për pasagjerët e linjave ndërkombëtare

Një konflikt për shkak të konkurrencës për pak u kthye në tragjedi në qytetin e Belshit.

16:40
SHBA, Kongresi debaton ndihmën ushtarake për Ukrainën

Komisioni i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve mbajti një seancë me zyrtarë të lartë të Pentagonit për të diskutuar mbi dhjetëra miliarda dollarë që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë në ndihmë sigurie për Ukrainën.

16:38
Shtyhet hyrja në fuqi e ETIAS-it, a preket liberalizimi i vizave të Kosovës?

Bashkimi Europian njoftoi shtyrjen e vënies në funksion të sistemit ETIAS për në vitin 2024, edhe pse ishte parashikuar që ai të hynte në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

16:29
Kryeministri Rama nderohet me “Urdhrin e Minervës” nga Universiteti prestigjioz Gabriele d’Annunzio

Kryeministri Edi Rama u nderua me “Urdhrin e Minervës” për kontributin e tij ndaj shtetit italian gjatë pandemisë së Covid-19, nga një prej universiteteve më prestigjoze Gabriele d’Annunzio, në Pescara të Italisë, pas miratimit unanim të senatit akademik të këtij ateneu.

16:23
Digjet aksidentalisht 40-vjeçari në Fier, ngjarja ndodhi gjatë orarit të punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkure në Patos të Fierit, ku raportohet se një shtetas 40 vjeç është djegur aksidentalisht në furrën e një fonderie për përpunimin e metaleve në Patos.

16:22
Britanikja që jeton në Australi prej 11 vjetësh pret deportimin pas falimentimin të biznesit, edhe pse peticioni i mbrojtjes arrin 20,000 (fotot)

Një grua britanike që ka jetuar in Australi prej 11 vitesh përballet me dëbimin pas mohimit të vizës sepse punëdhënësi i saj ka shitur biznesin ku ajo punonte.

16:19
Pas një viti sanksionesh, Moska përpiqet të duket normale

Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe një mori sanksionesh ndërkombëtare kundër Rusisë, ekonomia e vendit është duke ndjerë ndikimin.

16:14
Ukraina sulmon Rusinë me dronë, Putin forcon kontrollet në kufi

Vladimir Putin i urdhëroi zyrtarët e tij të forcojnë kontrollet kufitare në mesin e një serie sulmesh me dronë nga Ukraina, për të cilat kreu i shtetit rus akuzon se po ndodhin brenda territorit rus gjithmonë e më shumë.

15:58
Plagoset me thikë një 40-vjeçare në Astir, autor dyshohet vrasësi i dyfishtë në Kamëz

Një 40-vjeçare është plagosur me thikë ditën e sotme në Astir.

15:48
Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës, Kurti ulet në karrocë në shenjë solidarizimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e HENDIKOS-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë,i ulur në një karrocë në shenjë solidarizimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

15:46
Mourinho personazh në Itali, i ndëshkuar më shumë se çdo futbollist i elitës

Jose Mourinho është një nga personazhet kryesorë të Serie A, edhe pse nuk është portugezi që zbret në fushë.

15:35
Kontroll 100 mijë ndërtesave: Do të përforcohen, do të shemben vetëm rastet specifike

Qeveria ka gati VKM-te për të nisur auditimin teknik të pallateve që janë ndërtuar para viteve 73’. Të gjitha bashkitë nëpërmjet eksperteve të tyre apo kompanive private pritet te inspektojnë mbi 100 mijë godina që më pas do të certifikohen nga Instituti i Ndërtimit.

15:28
Ndalohet shtrenjtimi i patentave/ Autoriteti i Konkurrencës vendos masën e përkohshme

Autoriteti i Konkurrencës ka ndaluar marrëveshjen për rritjen e çmimit të patentave.

15:28
Motrat minorene afgane që vdiqën duke tentuar të arrinin Italinë identifikohen pas tragjedisë me 66 viktima në Mesdhe (fotot)

Në foto identifikoheshin sot dy motra minorene nga Afganistani që humbën jetën në barkën e tragjedisë dje në brigjet e Kalabrisë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

15:24
40 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi/ Disa pasagjerë të zhdukur, mes tyre një 23-vjeçar shqiptar

Greqia është shokuar nga aksidenti tragjik më i madh hekurudhor në historinë e saj. Pamjet e frikshme të përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash në orën 11 e 15 minuta të mbrëmjes të së martës kanë bërë tashmë xhiron e mediave vendase e të huaja.

15:23
Aksidenti tragjik me 40 të vdekur/ Jep dorëheqjen ministri i Transportit në Greqi

Ministri i Transportit në Greqi, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë e cilësuar si një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj.

15:19
E zëvendësoi te Brighton, De Zerbi mund të marrë vendin e Potter te Chelsea

Graham Potter po kalon një periudhë shumë të vështirë, me ish-trajnerin e Brighton që po vuan te Chelsea.

14:52
Lamtumirë patentë plastike, në BE leja e drejtimit do të jetë dixhitale në telefon

Komisioni Europian propozon rregulla të reja për rritjen e sigurisë rrugore në vendet e bllokut.

14:48
Biden me sytë nga Kosova: Fton Osmanin në samitin e dytë të Demokracisë

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani i ka mbërritur nga kreu i shtetit amerikan, Joe Biden, ftesa për të marrë pjesë në Samitin e dytë për Demokraci.

14:45
Tjetër vrasje në Tiranë, 31-vjeçarja vritet në oborrin e shtëpisë

Një 31-vjeçare është është vrarë këtë të mërkurë në oborrin e shtëpisë së saj në Kamëz.

14:44
Avionët nga Kosova “së shpejti përmes Shqipërisë”, ulet çmimi i biletave

Që prej fundit të luftës në 1999, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

14:40
Zbulohet një lloj i ri insekti në Bjeshkët e Sharrit, njihuni me “Potamophylax humoinsapiens”

Profesori i biologjisë, Halil Ibrahimi, prezantoi llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”.

14:40
Dy ngjarje tragjike në Tiranë, vriten tri gra/ 40-vjeçari ekzekuton me armë ish-kunatën e të afërmen e saj! Pak minuta më pas vritet një 31-vjeçare

Dy krime kanë ndodhur në pak minuta në Tiranë me pasojë vdekjen e tre grave.

14:34
“Nuk ka ndjesi më të keqe”, shqiptarët mes vullnetarëve që dhurojnë gjak për të plagosurit e aksidentit në Greqi

Dhjetëra vullnetarë kanë qenë të gatshëm të dhurojnë gjak për të plagosurit në aksidentin tragjik të dy trenave në Greqi.

14:26
“Bundesliga, biseda me CR7 dhe kriza e Liverpoolit”, Mane: Gjermania do të mbushet me yje

Sadio Mane foli për SportBild rreth aventurës gjermane me Bayern Munchen. Sulmuesi senegalez u transferua gjatë merkatos së verës si lojtar i lirë nga Liverpooli te kampionët e Gjermanisë.

14:15
Fotot/ Një shqiptar i humbur në aksidentin tragjik në Larisa, nuk dihet fati i 23-vjeçarit

Një shqiptar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë.

14:00
Shuhet Just Fontaine, rekordmeni i Kupës së Botës

Bota e Futbollit qan humbjen e Just Fontaine.

13:47
Mbreti nxjerr nga shtëpia princin Harry dhe gruan e tij

Sipas tabloidit më të madh britanik The Sun, Pallati Mbretëror Buckingham i ka dhënë urdhrin e daljes nga vila mbretërore, Frogmore Cottage, Princit Harry  bashkë me gruan e tij, vetëm disa ditë pas botimit të librit kontravers, Spare, me prentendime sensacional  të princit Harry kundër familjes mbretërore angleze.

13:44
Aksidenti i trenave në Greqi, bota solidarizohet me popullin grek

Pamjet me dronë të aksidentit të trenave në Greqi kanë shpalosur përpara syve të botës në mënyrën më të dhimbshme përmasat e tragjedisë që kushtoi dhjetëra jetë njerëzish, mes të cilëve shumë të rinj, por edhe fëmijë.

13:35
Meta takon Berishën në selinë blu: Organizojmë manifestim të jashtëzakonshëm në 3 mars!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu drejtuar sot selisë blu, për të diskutuar me ish-kryeministrin Sali Berisha organizimin e tubimit të 3 marsit.

13:32
Të ulur në karrocat e personave me aftësi të kufizuar, Osmani dhe Kurti takojnë përfaqësuesit e Handikos-it

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë, me rastin e 1 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

13:31
8 mijë euro bileta drejt vdekjes, shuma e “çmendur” që paguan emigrantët për udhëtimin në Itali

8.000 euro për person mendohet të kenë marrë kontrabandistët e përfshirë në tragjedinë e pak ditëve më parë, kur një anije me emigrant u fundos pranë brigjeve të Italisë.

13:23
DASH i prerë: Nisni Asociacionin! Marrëveshja mirë, por tani fillon puna e vështirë

Edhe pse e përshëndeti si një “hap të mirë përpara” raundin e dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të hënën, kur palët u pajtuan për propozimin europian për normalizimin e raporteve, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se puna e vështirë nis tani, dhe kërkesën e parë e pati për Kosovën.

13:14
Ndërkombëtarët s’e ndaluan dot, Republika Srpska miraton ligjin e pronës

Përpjekjet e përfaqësuesit të Lartë të Perëndimit në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt nuk e ndaluan dot miratimin e ligjit të pronës shtetërore në Republikën Srpska të Bosnjës, i cili shihet si përpjekje për transferimin e kësaj prone nga shteti boshnjak tek entiteti serb.

13:04
Me pishtarë në duar për 1 marsin, Koreja e Jugut kremton fundin e sundimit kolonialist

Me pishtarë e flamuj kombëtarë në duar, njerëzit mbushën rrugët e Cheonanit në Korenë e Jugut, qyteti ku lindi ajo që njihet si martirja e kombit, Yu Gwan-sun.

12:51
Peru/ Një burrë mbante në shtëpi një mumje 800 vjeçare që e konsideronte ‘të dashurën’ e tij, rezulton të jetë mashkull

Policia në Peru bëri një zbulim të befasishëm kur kontrolloi një burrë i cili ra në vëmendjen e tyre pasi aktroi si i dehur në një zonë arkeologjike në Puno.

12:50
“Dita e Verës”/ Në Korçë, ndizen zjarret tradicionale të ardhjes së pranverës

Dita e Verës është pritur në Korçë me zjarret që ndizen para shtëpive dhe me ritualet e përhershme që banorët kryejnë çdo fund shkurti. 

12:40
Paga minimale bëhet 40 mijë lekë/ Qeveria: Subvencion për kostot shtesë të biznesit me shumë punëtorë

Nga 1 prilli paga minimale do të rritet në 40 mijë lekë. Me vendimin e ri që e bëri me dije ministrja e Financave Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë paga minimale në rang vendi rritet me 6 mijë lekë.

12:35
Shtyhet sërish gjyqi për inceneratorin e Fierit, seanca e radhës në 15 mars

Seanca për çështjen e inceneratorit të Fierit është shtyrë në datën 15 mars