Naftëtarët e Gorrishtit kane bllokuar punën që prej muajit qershor.

Vijon protesta e tyre dhe nuk do ndalojnë thonë naftëtarët deri sa te rishikohen pagat e tyre. 35 deri ne 50 mije lekë janë pagat e naftëtarëve.

Edhe për ata specialiste që kane 40 vite pune në naftë, paga është 50 mijë lekë. Ndërkohë që nuk paguhen për orët e natës, as për vështirësitë dhe as për rrugën.

Ndërkohë naftëtarët thonë se po u bëhen presione dhe po i heqin nga puna pa motivacion vetëm pse po dalin ne proteste. 120 ton nafte në ditë prodhojnë vetëm puset e Gorrishtit. Ndërkohë punonjësit janë më të diskriminuarit.

“Kemi gati 1 vit që kërkojmë pagat, na kanë premtuar dhe ende asgjë”- thonë punonjësit.

Top Channel