Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me situatën kaotike të zjarreve që ka përfshirë Greqinë javën e fundit.

Ai u shpreh se autoritetet janë në gatishmëri për të evakuuar banorët nga zonat e prekura dhe po merren nën kujdes turistët e Rodosit.

“Megjithë avancimin e zjarrit, asnjë jetë nuk humbi, kjo dëshmon se kundër tërbimit të natyrës, asnjë masë nuk do të mjaftojë kurrë”, tha Mitsotakis në fjalën e tij.

Mitskotakis premtoi se të gjithë të prekurit nga zjarri do të dëmshpërblehen ndërsa paralajmëroi se edhe javën e ardhme Greqia pritet të jetë nën pushtetin e zjarrit.

“Jeta njerëzore do të jetë gjithmonë prioriteti ynë, sidomos pesë vjet pas tragjedisë së Matit. Mësuam të organizojmë evakuimet. Ne do të rindërtojmë atë që kemi humbur, do të kompensojmë ata që u lënduan.  Llogaria do të vijë e plotë, kur të bëjmë llogarinë tonë të përgjithshme”- tha ai konkretisht.

Top Channel