SHBA: Koreja e Veriut u ka dërguar armë mercenarëve rusë

22/12/2022 16:47

Inteligjenca amerikane pretendon se Koreja e Veriut i ka dërguar armë Grupit Wagner.

Megjithatë, zyrtarët besojnë se shpërndarja nuk do të ndryshojë mënyrën se si luhet lufta në fushën e betejës.

Sky News shkruan se politikanët do të kërkojnë të vendosin më shumë sanksione ndaj Grupit Wagner në javët e ardhshme.

Çfarë është Grupi Wagner?

Grupi Wagner është një organizatë mercenare ruse. Grupi besohet se financohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen me lidhje të ngushta me Vladimir Putin dhe një nga shumë oligarkët e sanksionuar nga Perëndimi.

Ai gjithmonë ka mohuar çdo lidhje me Wagner.

Bashkimi Evropian tha se Wagner u themelua nga Dmitry Utkin, një ish-ushtar rus që mendohet se e ka stolisur me tatuazhe naziste.

Top Channel