Sulmet ruse në qytetin e Ukrainës, një i vrarë dhe dy të plagosur

22/12/2022 18:45

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hodhën 15 predha në qytetin ukrainas të Chasiv Yar.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko deklaroi se zona u sulmua, duke prekur civilët.

“Kudo, vetëm civilët dhe infrastruktura civile u prekën. Në Chasiv Yar, një person u vra, dy u plagosën, shtëpitë u dëmtuan – në total, rreth 15 predha fluturuan nëpër qytet”, tha ai.

Ai shtoi se në zonën e afërt të Kramatorsk, rusët goditën një shkollë, por nuk pati viktima.

Top Channel