SPAK shkeli ligjin me Ahmetajn/ Juristët: U shkel neni 149 i Kodit të Procedurës Penale për administrimin e provave

22/12/2022 15:03

Prokuroria e Posaçme ka vepruar në kundërshtim me nenin 149 të Kodit të Procedurës Penale duke mos administruar të gjitha provat që ndodheshin në dosjen e inceneratorëve, duke lënë jashtë përgjegjësisë penale ish ministrin e Financave.

“Duke iu referuar nenit 149 të kodit të procedurës penale Spak duhet të inicionte kryesisht një hetim aq më tepër që për rastin konkret ndaj zotit Ahmetaj ka dhe kallëzime. Spak është i detyruar të administrojë provat. Është e provuar që ky shtetas ka marrë përfitime nga inceneratorët”, tha avokati Ermal Hamataj.

Më 20 dhjetor SPAK mbylli hetimet për dosjen e inceneratorëve duke çuar në Gjykatën e Posaçme si të pandehur 21 persona mes tyre ish ministrin Lefter koka dhe ish sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako, ndërsa ish ministri mbeti jashtë.

Por për avokatin Hamataj kjo nuk do të thotë se nuk mund të çelet një hetim i ri.

“Mbyllja e hetimeve nuk do të thotë që nuk mund të fillojë një  procedim i ri ndaj zotit Ahmetaj.  Provat janë më se të mjaftueshme. SPAK duhet të nisë hetimet dhe  të tregojë që e ka seriozisht”, tha avokati Hamataj.

Top Channel